Marrëdhënia mes Susos dhe tifozëve të Milanit duket se është prishur totalisht. Edhe në sfidën e fundit në Kupën e Italisë kundër Spal në momentin kur u hodh në fushë në sfond u dëgjuan vërshëllima të tifozve të Djallit ndaj tij. Performanca e spanjollit është larg pritshmërive. Të gjitha këto duket se do ta largojnë Suson nga Milani.
Klauzola e lojtarit kap shumën e 40 milionë eurove, por drejtuesit e Djallit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë edhe më të ulët për 26-vjeçarin. Pak kohë më parë Fiorentina dhe Roma kishin shfaqur interes për Suson, por oferta e tyre ishte shumë e ulët krahasuar më kerkesën e drejtuesve të Milanit. Tashmë janë pikërisht këta të fundit që kanë ulur pretendimet.
Roma është pista me e mundshme ku mund të fokusohet e ardhmja e spanjollit, sidomos pas dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas me Interin. Sidoqoftë Milani do të provojë që të bindë drejutesit e Romës për të bërë një shkëmbim Suso-Under. Sulmuesi turk erdhi në itali 3 vite më parë nga ish-drejtori sportiv i Romës Monchi dhe profili i tij duket se është i duhuri për skemat e trajnerit të Milanit Stefano Pioli.
Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama e ka cilësuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit si një përgjegjësi…
Teksa numërimi i votave nga Diaspora po vijon, sidomos atyre të ardhura nga Greqia, PS thellon rezultatin me votat nga…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3 muajt e parë të vitit 2025 kredia e re për konsum…
Në një konferencë për shtyp mbatjur këtë të shtunë, Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, dha një përditësim të detajuar mbi procesin e…
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të në mënyrën më të veçantë dhe emocionale. Në…
Para se Beatriçe Gjergji të ngjitej në skenën e madhe të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e përditshmërisë së saj…