Categories: Uncategorized

Superiorja drejt bojkotit: Protesta në bulevard për kërkesat tona

Liga Profesioniste e Futbollit ka zhvilluar një tjetër mbledhje, këtë herë në Minsk. Një pjesë e presidentëve të Superiores kanë fluturuar drejt Bjellorusisë për të parë ndeshjen e kombëtares, ndërkohë që me këtë rast kanë zhvilluar edhe një takim mes tyre, në praninë e drejtuesve më të larta të FSHF-së.

Në fund ata kanë dalë me një qëndrim të ri dhe theksojnë se nuk do të tërhiqen nga katër kërkesat e tyre, drejtuar qeverisë. Bojkoti i kampionatit të Kategorisë Superiore është vetëm një prej hapave të LPF, pasi në komunikatën për mediat u bëjnë thirrje edhe federatave të tjera të bashkohen në këtë luftë, si dhe paralajmërojnë se do të protestojnë edhe në rrugë nëse vijojnë të mos dëgjohen.

Të lidhura

None found

Kërkesa për të diskutuar me qeverinë është e hapur dhe mbetet të shihet nëse kryeministri Edi Rama do të ulet sërish në tavolinë me ta dhe të mbajë premtimet e dhëna thuajse dy vite më parë.

DEKLARATA – Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.)Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a.Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d.Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

të fundit

Malaria në Kosovë, infektologu këshillon qytetarët para udhëtimeve në zonat endemike

Një paciente shtetase e huaj është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK më 1 gusht. Sipas njoftimit të…

7 minutes ago

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për dëm prej rreth 500 mijë eurosh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për…

8 minutes ago

Day 67 of the Protest, Citizen Accuses Rama: Albania Has Lost Its Direction

Një qytetar pjesë e protestës në Sheshin “Skënderbej” ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe sociale në vend,…

14 minutes ago

Extreme Heat in Europe Is Robbing People of Sleep, 65% Report More Than 3 Hours of Sleeplessness a Night

Vala e të nxehtit që ka mbërthyer Evropën ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve. [...] Read More...…

15 minutes ago

The Durrës Project Is Stalled” — Këlliçi Lists Rama’s Failures: The Crisis Is Affecting Investments, Taxpayers Will Pay for Vlora Airport

Nëpërmjet një statusi në Facebook Belind Këlliçi shprehet e kriza e kryeministrit Edi Rama, po transferohet tek projektet. Sipas Këlliçit,…

15 minutes ago

NAME/ Fatal crash in Italy claims the life of a 33-year-old Albanian

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht një emigrant shqiptar në Pistoia.…

15 minutes ago