Vetëm një pengesë e fundit po mungon për të parë Suarezin në Juventus: provimi i gjuhës italiane.
Sipas dekretit të fundit të Matteo Salvinit për të marrë pashaportën italiane thelbësore për rekrutimin e futbollistit të Barcelonës është e nevojshmë që ky i fundit të demostrojë se ka njohuri të gjuhës italiane të paktën në nivelin B.
Operacioni për të sjellë sulmuesin uruguajan në Continassa duhet të mbyllet së shpejti, gjithashtu sepse kohët teknike për dokumentet nuk janë problem duke pasur parasysh që gruaja e lojtarit është me origjinë friuliane dhe për këtë arsye, ka një pasaportë italiane.
Suarez dhe provimi për Juve
Provimi i gjuhës italiane nuk shqetëson klubin e Juventusit, as shoqëruesit e lojtarit.
Testi do të strukturohet në të kuptuarit e teksteve të shkurtra dhe në aftësinë për të bashkëvepruar, në përputhje me parametrat e miratuar, për aftësi specifike – lexohet në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme .
Për të kaluar testin kandidatit i duhet të arrijë të paktën 80 pikë.
Provimi është i ndarë në katër pjesë: të dëgjuarit, të kuptuarit me shkrim dhe me gojë.
Në pjesën e parë do të ketë një provë me zgjedhje të shumëfishtë e ndjekur nga monologë për identifikimin e informacionit me gojë pasi të ketë dëgjuar disa lajme.
Më pas do të ketë testin e një teksti të shkruar dhe reflektimin gramatikor.
Pjesa e shkruar, nga ana tjetër, është 40 minuta: Suarez do të duhet të krijojë tekste me temë të shkurtër dhe ka 10 minuta në dispozicion për një prezantim me gojë.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…