Gjatë vitit 2019 u mbajt Kampionati Botëror i Basketbollit, ku spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën. Vendi i tretë i takoi Francën, e cila e mundi Australinë
Kampionati Botëror ishte ngjarja kryesore e vitit 2019 në basketboll.
None found
Gjatë vitit që e lamë pas, në Kinë u mbajt evenimenti më i rëndësishëm i basketbollit, ku fituese doli Spanja.
“Stuhia e Kuqe” e pati një rrugëtim perfekt në kompeticionin që u mbajt në Azi.
Spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën me rezultat 95:75 në ndeshjen e zhvilluar në “Wukesong Sport Arena” në Pekin.
Ricky Rubio kishte shkëlqyer për ekipin fitues me 20 pikë, ndërsa Marc Gasol kishte shtuar 14 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Kjo ishte hera e dytë që Spanja u shpall kampione e botës, duke e përsëritur suksesin e 13 vjetëve më parë.
Titulli i tyre i parë kishte arritur në vendin tjetër aziatik, Japoni.
Ky ishte triumfi i dytë për Gasol e Rudy Fernandez, të cilët ishin pjesë e ekipit që ishte shpallur kampion bote në vitin 2006.
Spanja iu bashkohet vendeve si Brazili, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë fituar këtë trofe më shumë se një herë.
Nga ana tjetër, Argjentina, e cila përfundoi në vendin e dytë, e bëri arritjen më të madhe që nga viti 2002, kur kishte përfunduar po ashtu si finaliste.
Argjentinasit e kishin fituar Botërorin në edicionin inaugurues, në vitin 1950.
Ricky Rubio u zgjodh basketbollisti më i mirë i turneut pas paraqitjeve mbresëlënëse.
Në ndeshjen emocionuese për vend të tretë, Franca me përmbysje e mundi Australinë me rezultat 67:59.
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…
Nedim BajramiSulmuesi shqiptar, Nedim Bajrami, ka gjetur golin në sfidën Al-Ahli – Al-Taawon, e “gozhduar” në shifrat 1 - 1,…
Amedspori që drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, është kthyer te fitorja në Superligës e Turqisë pas dy humbjeve radhazi.…
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…
Komisionin kuvendor për Financa dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Në ditën e…