Gjatë vitit 2019 u mbajt Kampionati Botëror i Basketbollit, ku spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën. Vendi i tretë i takoi Francën, e cila e mundi Australinë
Kampionati Botëror ishte ngjarja kryesore e vitit 2019 në basketboll.
None found
Gjatë vitit që e lamë pas, në Kinë u mbajt evenimenti më i rëndësishëm i basketbollit, ku fituese doli Spanja.
“Stuhia e Kuqe” e pati një rrugëtim perfekt në kompeticionin që u mbajt në Azi.
Spanjollët e mposhtën në finale Argjentinën me rezultat 95:75 në ndeshjen e zhvilluar në “Wukesong Sport Arena” në Pekin.
Ricky Rubio kishte shkëlqyer për ekipin fitues me 20 pikë, ndërsa Marc Gasol kishte shtuar 14 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Kjo ishte hera e dytë që Spanja u shpall kampione e botës, duke e përsëritur suksesin e 13 vjetëve më parë.
Titulli i tyre i parë kishte arritur në vendin tjetër aziatik, Japoni.
Ky ishte triumfi i dytë për Gasol e Rudy Fernandez, të cilët ishin pjesë e ekipit që ishte shpallur kampion bote në vitin 2006.
Spanja iu bashkohet vendeve si Brazili, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kanë fituar këtë trofe më shumë se një herë.
Nga ana tjetër, Argjentina, e cila përfundoi në vendin e dytë, e bëri arritjen më të madhe që nga viti 2002, kur kishte përfunduar po ashtu si finaliste.
Argjentinasit e kishin fituar Botërorin në edicionin inaugurues, në vitin 1950.
Ricky Rubio u zgjodh basketbollisti më i mirë i turneut pas paraqitjeve mbresëlënëse.
Në ndeshjen emocionuese për vend të tretë, Franca me përmbysje e mundi Australinë me rezultat 67:59.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen që pati me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali, në mbledhjen…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh motivues para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, e cila…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka, komentoi sot jo vetëm zhvillimet politike në kampin e mazhorancës,…
Përdorimi i një shprehjeje me ngarkesë përçmuese ndaj komunitetit egjiptian nga moderatorja e emisionit “Ferma VIP”, Arbana Osmani, në televizionin…
Capital T ka folur përpara ndeshjes Kosovë - Turqi në një intervistë për "Shqipëria Live" me Sidorela Gjinin. Ai ka…
Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim…