Një nga momentet më emocionuese në lojën e futbollit është edhe goditja e 11-metërshit.
Ndërkohë, të tilla episode shkaktojnë edhe shumë diskutime që zgjasin shumë më tepër se 90 minuta, ndaj janë një aspekt pa të cilin futbolli nuk do të ishte kaq shumë tërheqës. Por, në cilin nga kampionatet elitarë të Europës akordohen më shumë goditje nga pika e bardhë? Sipas një studimi nga ana e CIES, më së shumtin penallti akordohen në Serinë A.
Në Itali akordohen 367 penallti, pra një në çdo 249 minuta. E dyta në renditje me 10 penallti më pak të akorduara është Liga e Parë franceze, ku akordohen 357 penallti. Një në çdo 262 minuta. Vendin e tretë në podium e zë La Liga, ku në Spanjë akordohen 346 penallti, një në çdo 268 minuta. Ndërkohë, në të njëjtën kuotë, 247 penallti të akorduara, janë Bundesliga dhe Premier League.
Sakaq, nga studimi ka rezultuar se klubi që ka përfituar më shumë penallti në kampionatet elitare nga viti 2017 deri më sot është Lacio. Bardhekaltërit përgjatë kësaj kohe kanë ekzekutuar 31 penallti, një për çdo 296 minuta. Ndërkaq, në vendin e dytë këtu renditet klubi i PSG dhe më pas sërish një tjetër italiane, Sampdoria. Vendi i shtatë në këtë klasifikim për Juventusin dhe i dhjeti për Interin.
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…