Categories: Uncategorized

Strakosha: Po zbavitemi të gjithë

Thomas Strakosha zhvilloi një ndeshje të madhe, priti çdo gjuajtje të Napolit dhe ndihmoi Lazion të arrinte fitoren e dhjetë radhazi në Serie A. Portieri shqiptar ka analizuar fitoren 1-0 ndaj Napolit për TMW dhe Lazio Style Channel.

24-vjeçari ndalet te momenti fantastik, komenton objektivin real të bardhekaltërve, mbështet kolegun Ospina pas gafës së bërë, ka një mesazh për shokët e skuadrës dhe tregon pritjen më të vështirë kundër ekipit të Gattusos.

Ishte një sukses i merituar, edhe pse vuajtëm pak në pjesën e dytë. Po përjetojmë një moment të bukur dhe jemi të gjithë të lumtur. Është bukur të shohësh stadiumin plot, teksa një skuadër dhe populli i saj zbaviten. Jemi të qetë dhe po e shijojmë këtë moment.

Ia dolëm të shënonim falë tifozëve tanë, një gol të tillë do e realizonim me vështirësi sezonet e kaluara. Duhet të mos e humbim përqendrimin dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të mendojmë për Sampdorian, duhet të arrijmë një tjetër rezultat pozitiv.

Objektivi ynë mbetet Champions League. Të ëndërrosh të bën mirë gjithmonë, por kualifikimin në Champions mbetet objektivi ynë. Ospina? Më vjen shumë keq. Ai është një portier i madh, është fenomen në lojën me këmbë. Mori përsipër një rrezik dhe gaboi, por mbetet një kampion i madh. Pritja më e vështirë? E dyta ndaj Insignes, nuk e pashë fare topin në atë rast“, përfundon Thomas Strakosha.

të fundit

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Këtë të shtunë, zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.…

29 minutes ago

Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 10 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.8 lekë. Euro, blihet…

1 hour ago

Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje…

2 hours ago

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

9 hours ago

“Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë”/ LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita, ka folur edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu…

9 hours ago