Skandali që çoi në ndëshkimin me karton të kuq të Neymarit gjatë ndeshjes midis Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille (0-1) nisi pas një episod me karakter racist. “Ylli” i PSG denoncoi se reagimi i tij i dhunshëm kundër Alvaro González erdhi pasi lojtari spanjoll e kishte sulmuar me fjalë ofenduese. Në të vërtetë, Ney, i cili kupton spanjisht në mënyrë të përsosur, siguron se ai ishte viktimë e një fyerje raciste.
Alvaro González e mohoi kategorikisht, si në fushë ashtu edhe pas ndeshjes, se kishte pasur qëndrim racist kundër brazilianit. Përplasja mes dy lojtarëve u kap nga kamerat dhe mund të studiohet nga specialistët. Kjo është arsyeja pse një grup specialistësh u thirr nga programi brazilian “Esporte Espetacular”, në “TV Globo”, për të bërë leximin e buzëve, duke analizuar në mënyrë të plotë sekuencën filmike.
Profesionistët e specializuar në leximin e buzëve, që analizuan videon, janë Luis Felipe Ramos, anëtar i Shoqatës së Shurdhërve në Rio de Janeiro, Felipe Oliver dhe Mikel Vidal, përkthyes në Institutin Kombëtar të Edukimit për të Shurdhrit (ky i fundit është me prindër kolumbianë dhe për këtë arsye flet rrjedhshëm spanjisht).
Specialistët nuk mund ta kuptonin qartë se çfarë po thoshte spanjolli para se të shqiptonte fjalën “mono” (majmun). Sido që të jetë, kjo fjalë kyçe, për shkak të konotacionit të saj racist, dallohet qartë nga specialistët e leximit të buzëve. Rezultati i analizës konfirmon versionin e Neymarit dhe supozon se Alvaro González diskriminoi brazilianin me fyerjen raciste: “majmun, bir kurve”.
Mbetet për t’u parë nëse autoritetet disiplinore franceze do të pajtohen me rezultatet e analizës nga specialistët brazilianë.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…