Maurizio Sarri mori drejtimin e Juventusit verën e kaluar por nuk ka arritur të bindë tifozët bardhezi.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelsea u përzgjodh për të rritur cilësinë e lojës së “Zonjës së Vjetër”, diçka që nuk ka ndodhur ende.
Skuadra është e përfshirë nga kaosi në aspektin e lojës, trajneri nuk po ia del të aplikojë idetë e tij, teksa edhe rezultatet janë më negative se paraardhësi i tij, Max Allegri. Zërat e shkarkimit të tij janë shtuar dhe tifozët nuk besojnë më te Sarrizmi.
Eurobet ka kryer një sondazh dhe vetëm 3.5% janë pro konfirmimit të 61-vjeçarit në pankinë. I preferuari i popullit juventin është Gian Piero Gasperini, i cili po fiton e zbavit tifozët me Atalantën fantastike që ka krijuar.
35% të votave ka marrë trajneri i Djimsitit, duke lënë pas një emër të madh si Pep Guardiola (31%). Më poshtë renditen emra si Zidane (11%), Simone Inzaghi (6.5%), ndërsa rikthimi befasues i Allegrit dëshirohet nga vetëm 2.5% e tifozëve.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…