Categories: Uncategorized

Solskjaer zbulon se United po punon për trasferimin e dy futbollistëve këtë merkato

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është ende optimist se klubi i tij do t’i transferojë një ose dy lojtarë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, tani që skuadra e Djajve të Kuq është e dëmtuar shkaku i lëndimeve.

Manchester Unitedi do të niset për në Prenton Park për ndeshjen e FA Cup kundër Tranmeren të dielën pas dy disfatave me rezultat 2:0 radhazi – kundër Liverpoolit në Anfield dhe Burnleyt në Old Trafford.

Presioni është shtuar mbi trajnerin norvegjez pas këtyre rezultateve të dobëta. Edhe pse bordi i Manchester Unitedi raportohet se ende e përkrah Solskjaerin dhe s’e ka në plan ta shkarkojë atë, BBC sugjeroi të enjten se ndeshja e radhës mund të rezultojë të jetë e fundit për të si trajner i Djajve të Kuq.

Ndërkohë, në konferencën para ndeshjes të kësaj fundjavë, Solskjaer ka insistuar se klubi është duke punuar në rindërtimin e skuadrës dhe ka thënë se beson se do të arrihen një apo dy transferime deri në fund të këtij muaji.

“Planet tona janë afatgjate dhe do të na kthehen disa lojtarë nga lëndimet pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Kështu që do të jemi më mirë”, ka thënë Solskjaer.

“Ne jemi ende duke punuar për një ose dy transferime, kështu që le ta shohim nëse klubi do të arrijë t’i përfundojë ato”.

të fundit

Agravon konflikti në Fier/ Tentuan të vra*in me sëp*të 58-vjeçarin, në pranga babai, në kërkim djali

FIER- Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një…

10 minutes ago

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi”…

36 minutes ago

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me…

44 minutes ago

Tronditet Berati/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.…

1 hour ago

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…

1 hour ago

VIDEO/ Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…

2 hours ago