Blerja e janarit për Manchester United po rezulton mëse e qëlluar. Bruno Fernandes është kthyer në një pikë kyçë për skuadrën e Solskjaer.
Trajneri i Manchester United, Solskjaer, beson se mesfushori portugez, Fernandes, mund ta ndihmojë shumë përmirësimin e Scott McTominay.
McTominay ka pasur paraqitje mjaft të mira me United, por së fundmi kishte vuajtur nga një lëndim dhe tashmë është në ndjekje të ritmit.
Bruno Fernandes i cili po kalon një formë jashtëzakonisht të lartë në ‘Old Trafford’, mund të jetë pika mbështetëse e tij për ‘mësime shtesë’.
“Bruno mund ta ndihmojë Scott që të përmirësohet” ka thënë Ole.
“Bruno do të jap mbështetje për ne dhe ai do të ndihmojë fëmiun” ka shtuar trajneri i United.
“Nuk duhet t’i referohem Scotty si fëmijë, ai është 23 vjeçar, por ai është akoma duke mësuar lojën. Bruno e di këtë. Ai ka qenë rrotull, ka udhëtuar, ka pasur uljet dhe ngritjet” ka thënë ndër të tjerash Solskjaer.
Mbetet të shihet se si do të ndikojë loja e Scott McTominay krahë Bruno Fernandes, në përmirësimin e aftësive të tij.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…