Ole Gunnar Solskjaer ka folur për situatën e tanishme që po kalon Paul Pogba te Manchester United.
Mesfushori po përflitet gjatë për largim nga Mancesteri, ku si shkaktar i saj po del të jetë agjenti i futbollistit, Mino Raiola.
Solskjaer ka bërë të ditur se Pogba momentalisht është lojtar i tyre, kështu që ka paralajmëruar Raiolan që të mos flasë për të ardhmën e futbollistit, pasiqë lojtari është ende pjesë e skuadrës që ai drejton
I pyetur për gjendjen e francezit në Old Trafford, norvegjezi u shpreh: “Është e sigurtë se nuk kam folur ende me Raiolan, po ashtu nuk kam diskutuar as me Pogban për t’i thënë se ai është lojtari i yni, jo i Minos (Raiola)”, u shpreh tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes me Chelsean, transmeton lajmi.net.
Ai më tutje vazhdoi duke thënë se do të dëshironte 26-vjecari të vazhdonte të luante edhe më tutje për ta.
Reprezentuesi i Francës nuk udhëtoi fare me skuadrën për pushim në Spanjë, fakt ky që ka ngjallur edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të tij në drejtim të Real Madridit.
Pogba iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2016 nga Juventusi për një shifër marramendëse prej 102 milionë eurove.
Gjatë këtij sezoni lojtari ka regjistruar 7 paraqitje në Premierligë, në të cilat ka dhuruar dy asistime për bashkëlojtarët.
Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni…
Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e…
Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”.…
Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa…
Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e…
Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big…