Categories: Uncategorized

Solskjaer jep lajmin e mirë: Pogba do të kthehet në stërvitje javën e ardhshm

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka dhënë lajmin e mirë për Poul Pogba. Norvegjezi tha se mesfushori do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme.

Mesfushori francez Paul Pogba nuk ka luajtur për Djajtë e Kuq që kur u inkuadrua në lojë nga stoli gjatë fitores me rezultat 4:1 në Old Trafford kundër Neëcastle më 26 dhjetor. Ai madje u bë operacion për shkak të këtij lëndimi në kyçin e këmbës në janar.

Fituesi i Kupës së Botës ka luajtur vetëm në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, për herë të fundit si titullar kundër Arsenalit në ndeshjen e zhvilluar në shtator.

Përkundër që s’ka qenë në fushën e lojës gjatë kësaj kohe, 26-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes prapëseprapë shkaku i spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, tani që i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën në Old Trafford.

Mediat britanike madje kishin sugjeruar se Pogba veçse e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrierën me Manchester Unitedin, por Solskjaer pret që ai të kthehet në fushë në kohë për pjesën e fundit të sezonit.

“Pauli është ende duke punuar me fizioterapeutët e tij. Ai nuk do të stërvitet bashkë me pjesën tjetër të ekipit të parë deri javën e ardhshme, kështu që le ta shohim se sa do të na zgjasë”, ka thënë norvegjezi.

“Por, atij do t’i duhet pak kohë për t’u kthyer… le të themi për ta rifituar formën dhe fuqinë fizike”.

Solskjaer gjithashtu e konfirmoi se Manchester Unitedi ka gjasa të mbetet pa Daniel James dhe Aaron Wan-Bissakan për ndeshjen e së enjtes kundër Derby Conty në Pride Park, në kuadër të rundit të pestë të FA Cup. /

të fundit

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

3 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

38 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 hour ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago