Trajneri Ole Gunnar Solskjaer pretendon se Manchester Unitedi bëri hapa të mëdhenj përpara në ndeshjen e fundit të Premierligës, kundër Liverpoolit, përkundër që pësoi disfatë me rezultat 2:0 nga lideri i ligës.
Djajtë e Kuq shkuan në Anfield të dielën të vetëdijshëm se po përballeshin me liderin e Premierligës, që i kishte 27 pikë më shumë sesa ata të grumbulluara gjatë këtij sezoni.
Liverpooli i ka humbur vetëm dy pikë – në ndeshjen e parë kundër Manchester Unitedit, që përfundoi baras – gjatë këtij sezoni të Premierligës dhe ka arritur ta mbajë kreun e ligës me epërsi prej 16 pikëve.
Djemtë e Jurgen Kloppit e morën fitoren e 21-të, nga gjithsej 22 xhirot e Premierligës, të dielën kundër Manchester Unitedit. Megjithatë, skuadra e Solskjaerit e rrezikoi disa herë portën e Alissonit, pa arritur t’i shfrytëzojë ato mundësi.
“Për mua, ne humbëm kundër Liverpoolit, një skuadre që ju të gjithë thoni se është fantastike dhe ne ishim në lojë deri në goditjen e fundit të topit. Për mua, ky është një hap i madh përpara”, ka thënë Solskjaer.
“Natyrisht ne jemi të zhgënjyer që e humbëm atë ndeshje. Nuk duam të jemi prapa atyre në ligë, por kemi shenja se jemi në rrugën e duhur, për këtë s’e kam asnjë dyshim”.
“Tani nuk është koha të flasim për përforcime. Ne po shikojmë përpara në ndeshjen e radhës kundër Burnleyt. Po shikojmë si ta përmirësojmë skuadrën dhe ta përmirësojmë klubin dhe tani s’është koha të flasim për pronarët dhe drejtuesit”.
Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është…
Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve, Blerina Gjylameti ka ngritur akuza të forta për manipulim të votave…
Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor…
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë në Durrës se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sipas inforamcioneve paraprake, sasia e eksplozivit…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli në Log, News 24 lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku opozita pësoi një…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë gjatë në emisionin “Top Story”, ku po diskutohej për kërcënimet…