Juventusi fitoi kundër Lyon mbrëmë, por me gol fushe u eliminua nga Champions League. Triumfi 2-1 u zhvlerësua prej humbjes 1-0 në Francë, ndërkohë që trajneri Maurizio Sarri është i kënaqur me atë që bëri skuadra e tij në fushën e lojës. Gjithmonë nëse nuk e mendon faktin që je eliminuar dhe ia ke dalë të shkosh dot as në çerekfinale.
“Prisja më pak. Mendoj se bëmë një paraqitje të shkëlqyer. E kthyem ndeshjen pas një penalltie që mund të na çmendte dhe ndodhi pas vetëm 10 minutash lojë. E përmbysëm, fituam ndeshjen dhe krijuam 6 ose 7 raste të pastra shënimi. Fatkeqësisht u eliminuam nga pjesa e parë e ndeshjes që luajtëm në Francë.
Tani jemi jashtë. Nuk e di nëse e keni parë ndeshjen e Lyon kundër PSG. Ata nuk ishin në presion sa me ne, çka tregon se luajtëm mirë dhe u hapëm atyre shumë probleme. Në këtë periudhë të vitit nuk mund të jemi dot në maksimumin tonë”, u shpreh Sarri për “Sky Sport Italia”.
Në vijim ai shtoi: “Fatkeqësisht nuk kemi bërë asgjë logjikë këtë vit. Kishim muaj të tërë në shtëpi, disa që më pas mund të stërviteshin dhe të tjerë që qëndronin në shtëpi. Nuk ishte e thjeshtë që i gjithë ekipi të punonte së bashku. Ndjeva që ekipi ishte karikuar në mënyrën ë duhur kundër Lyon.
Me shumë mundësi prej inatit, nervave dhe mentaliteti, se sa në aspekti fizik. Nëse nuk mendoj për eliminimin, atëherë them se jam i kënaqur me atë që bëri ekipi në fushë. Treguan karakter dhe dhanë gjithçka. Nëse nuk eliminoheshim, atëherë do të ktheheshim në shtëpi të lumtur”.
Mediat italiane shkruajnë se tani e ardhmja e Sarrit është në dyshim dhe kur u pyet para ndeshjes nëse rrezikon, ai e tha troç që drejtuesit e Juventusit nuk janë budallenj të vendosin bazuar në një ndeshje. Tekniku i bardhezinjve i rikthehet sërish të njëjtës çështje, sigurisht pasi gazetarët e kanë ngacmuar.
“Fjalët e mia nuk është e vështirë t’i interpretosh. Nuk mendoj se drejtuesit e një niveli të lartë të marrin vendime bazuar në një ndeshje. Ata do të vlerësojnë gjithë sezonin. E shoh këtë lloj pyetje si ofenduese, por jo ndaj meje. Është fyese për drejtuesit. Unë kam një kontratë dhe do e respektoj, ndaj nuk pres asgjë”, përfundon Sarri.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…