Categories: Uncategorized

Skuadra turke e fiksuar pas bomberit te Laçit

Laçi shkon drejt Shkodrës për të marrë tri pikë, ashtu siç bëri në ndeshjen e së martës ndaj Teutës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu pritet të mos ketë të gatshëm në këtë takim qendërmbrojtësin serb, Aleksandar Ignjatoviç, i cili u dëmtua në ndeshjen me durrsakët në kavilje. Në dyshim është edhe Donald Rapo, i cili pësoi një të çarë afër syrit të majtë.

Kësisoj, trajneri Cungu është i detyruar të bëjë lëvizje, edhe pse tashmë është më i qetë, pasi ka një grup më të plotë, duke qenë se në merkaton e janarit janë afruar katër lojtarë. Rikthim i rëndësishëm është ai sulmuesit Redon Xhixha, i cili ka shlyer pezullimin me një ndeshje prej kartonëve të verdhë.

Të lidhura

None found

NUABUEZE – Sulmuesi më i mirë i Laçit, Kirian Nuabueze, ka tërhequr interes nga disa skuadra muajin e fundit. Mirëpo, klubi që insiston më tepër për shërbimet e tij është Menemenspor në Turqi, pikërisht aty ku luan portieri i Kombëtares, Gentian Selmani, i cili për katër sezone ishte pjesë e Laçit.

Sipas mediave turke, trajneri i Menemensporit, Cenk Laleci, u ka kërkuar drejtuesve të sakrifikojnë për të siguruar shërbimet e golashënuesit më të mirë të Superiores pas 18 javësh.

Megjithatë, në klubin e Laçit nuk konfirmojnë për një ofertë zyrtare në drejtim të tyre për shërbimet e Nuabuezes. Natyrisht, bardhezinjtë do ta linin të lirë bomberin vetëm në rast se arkëtojnë një shifër të majme, në të kundërt nuk do të hiqnin dorë prej tij. Sulmuesi ka shënuar 14 gola dhe mbi të gjitha ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, pasi shpesh është bërë protagonist edhe me asiste.

të fundit

Partizani kërkon pasuesin e Bratu, në krye të listës kroati Mislav Karoglan me përvojë edhe në Superligë

Foto ilustrueseNjë ditë pas njoftimit për shkarkimin e Florin Bratus nga pozita e trajnerit, Partizani ka nisur kërkimet për pasuesin…

8 minutes ago

Selma Blair arrestohet në Nju Jork pas dyshimeve për kafshimin e stjuardesave dhe përpjekjen për të hapur derën e avionit

Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar dhe dërguar në spital të dielën, më 11 tetor, pas një incidenti në bordin…

8 minutes ago

Selma Blair arrestohet në Nju Jork pas një incidenti në avion, dyshohet se kafshoi stjuardesat dhe u përpoq të hapte derën gjatë fluturimit

Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar dhe dërguar në spital të dielën, më 11 tetor, pas një incidenti në bordin…

10 minutes ago

SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal, lëshohen 5 urdhër-arreste

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vënë në lëvizje për goditjen e një…

11 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në një subjekt në Fier, dëmtohet dera e jashtme

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat…

13 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, spikatin Atletico Madrid-Manchester United dhe Galatasaray-Barcelona

Ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve rikthejnë emocionet e garës më prestigjioze evropiane…

14 minutes ago