Categories: Uncategorized

Skuadër 600 milion funtëshe, legjenda e United ndjehet i turpëruar

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se ai ishte i turpëruar pasi e shikoi ish-klubin e tij të pësonte disfatë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt në Old Trafford, të mërkurën.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u përball me vështirësi në fazën e sulmit përgjatë 90 minutave të ndeshjes të së mërkurës kundër Burnleyt, në mungesë të Marcus Rashfordit të lënduar. Golat nga Chris Wood dhe Jay Rodriguez ia dhanë Burnleyt tri pikët e kësaj ndeshjeje.

Ky rezultat vjen vetëm pak ditë pas disfatës me rezultat 2:0 kundër Liverpoolit dhe është disfata e katërt e Djajve të Kuq në vitin 2020.

Paraqitja e Manchester Unitedit kundër Burnleyt e la Ferdinandin të zemëruar, pasi ai deklaroi se skuadra në Old Trafford nuk e reflekton shumën e parave që janë derdhur në të dhe shtoi se vetë klubit i mungon një lloj fryme drejtimi.

“Ju thatë se janë shpenzuar 600 milionë funte për atë skuadër aty… për çfarë? Nuk po i shoh, nuk po i shoh ato para”, tha Ferdinand pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë në BT Sport.

“Çfarë është sjellë me ato para? Nuk ka asgjë aty që mund të më sugjeroj se ne po e ndërtojmë themelin për të ardhmen”.

“Unë jam i ulur këtu dhe, nëse e them të vërtetën, jam i turpëruar. Është turpëruese të jesh këtu. Jo vetëm për shkak të paraqitjes së skuadrës, por unë nuk po e shoh se çfarë do të vijë tani. Nuk e shoh një rrugë, nuk e shoh një synim të caktuar. Thjesht nuk po e shoh”.

“E lëmë anash rezultatin e sotshëm. Unë po flas për rekrutimet dhe ndërtimin aktual të skuadrës. Duhet të jemi realist dhe ndoshta ta ndërtojmë ekipin në dy-tre vjetët e ardhshme. Por, shumë para janë shpenzuar në shtatë vjetët e fundit dhe çfarë do shohim nga ato?”

“Unë nuk mund ta shoh investimin. Nuk mund ta mbroj këtë. Nëpër shkolla ka fëmijë të vegjël të cilët nuk do të duan t’i veshin fanellat e Manchester Unitedit, ata nuk do të duan të vijnë këtu për ta përkrahur këtë skuadër bazuar në atë që po e shohin. Thjesht nuk do të ndodhë”.

“Tifozët po largohen nga stadiumi pas 84 minutave, është e turpshme. Njerëzit në krye të klubit duhet ta shikojnë këtë dhe të bëjnë ndryshime, ta bëjnë një plan ku njerëzit mund ta shohin se në çfarë drejtimi po shkojmë”.

“Unë jam tifoz i futbollit. E dua këtë klub dhe dua ta shoh mirë. Që nga fitorja kundër PSG-së, rruga ka qenë plot pengesa. Nuk ka të bëjë vetëm me një repart. E gjitha duhet të bashkohet dhe kemi nevojë për dikë me vizion për ta bërë këtë”.

të fundit

Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin, presidenti ukrainas takon Von Der Leyen

Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…

57 minutes ago

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…

1 hour ago

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…

2 hours ago

BSH vendos nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…

2 hours ago

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…

3 hours ago

Madonna feston 67 vjetorin e lindjes në një ngjarje të veçantë në Itali

Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…

3 hours ago