Categories: Uncategorized

Skëndërbeu goditet sërish nga UEFA, i bllokohet merkatoja

Vështirësohet akoma edhe më shumë situata për Skënderbeun dhe të ardhmen e klubit korçar. Sikur të mos mjaftonte fakti që Gjykata Federale la në fuqi dënimin e UEFA-s, korçarët nga ky moment kanë për të shlyer edhe shtatë vite pjesëmarrjeje në Europë dhe 1 milion euro gjobë. Por bardhekuqtë kanë marrë edhe një goditje të madhe në ditët e fundit.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se së fundmi UEFA ka marrë vendimin për të bllokuar merkaton në hyrje të korçarëve. Njoftimi është dërguar në FSHF dhe më pas kjo e fundit ia ka përcjellë klubit vendimin e organit më të lartë të futbollit europian. Në kushte të tilla, korçarët nuk kanë mundësi për të afruar lojtarë të tjerë në ekip veç ata që vijnë nga ekipet zinxhir dhe që bashkohen me Skënderbeun. Të njëjtat burime tregojnë se ky është hapi i parë i UEFA-s pas zyrtarizimit të dënimit të dhënë nga kjo e fundit për trukim të ndeshjeve në dëm të klubit korçar më shumë se katër vjet më parë. Mosshlyerja e gjobës së vendosur nga UEFA në masën 1 milion euro për Skënderbeun ka sjellë kështu masën e parë nga ky organ për të vënë në lëvizje bardhekuqtë që të paguajnë detyrimet e tyre.

Të lidhura

None found

Por nuk ka qenë vetëm ky shkaku. Sikundër është mësuar më herët, edhe detyrimet e pashlyera karshi disa lojtarëve të caktuar që kanë qenë ndër vite te Skënderbeu dhe nuk kanë marrë të plotë pagesën në bazë të kontratës kanë vënë në lëvizje FIFAn, institucionin më të lartë të futbollit botëror. Pas UEFA-s, edhe FIFA pritet të vendosë të njëjtën masë edhe për bardhekuqtë siç ka bërë më herët edhe për Kukësin dhe Partizanin, kjo për shkak të borxheve ndaj lojtarëve të ndryshëm.

të fundit

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

After a decade of delays, Ohrid’s indoor swimming pool enters the final phase

Qeveria, në seancën e rregullt të sotme, miratoi pikën që mundëson vazhdimin dhe përfundimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur…

2 minutes ago

Begaj congratulates Justina Shiroka-Pula on her election as president of Kosovo: Albania and Kosovo will move forward together

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Përmes një mesazhi urimi, Begaj…

3 minutes ago

Haradinaj: The appeal in The Hague requires major support; consider it the “highway of freedom

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen…

3 minutes ago

Hoxhaj congratulates Justina Shiroka-Pula on becoming president: A shared history

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar…

4 minutes ago

Reuters: Justina Shiroka-Pula elected president of Kosovo, saving the country from snap elections

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka…

4 minutes ago