Categories: Uncategorized

Skëndërbeu goditet sërish nga UEFA, i bllokohet merkatoja

Vështirësohet akoma edhe më shumë situata për Skënderbeun dhe të ardhmen e klubit korçar. Sikur të mos mjaftonte fakti që Gjykata Federale la në fuqi dënimin e UEFA-s, korçarët nga ky moment kanë për të shlyer edhe shtatë vite pjesëmarrjeje në Europë dhe 1 milion euro gjobë. Por bardhekuqtë kanë marrë edhe një goditje të madhe në ditët e fundit.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se së fundmi UEFA ka marrë vendimin për të bllokuar merkaton në hyrje të korçarëve. Njoftimi është dërguar në FSHF dhe më pas kjo e fundit ia ka përcjellë klubit vendimin e organit më të lartë të futbollit europian. Në kushte të tilla, korçarët nuk kanë mundësi për të afruar lojtarë të tjerë në ekip veç ata që vijnë nga ekipet zinxhir dhe që bashkohen me Skënderbeun. Të njëjtat burime tregojnë se ky është hapi i parë i UEFA-s pas zyrtarizimit të dënimit të dhënë nga kjo e fundit për trukim të ndeshjeve në dëm të klubit korçar më shumë se katër vjet më parë. Mosshlyerja e gjobës së vendosur nga UEFA në masën 1 milion euro për Skënderbeun ka sjellë kështu masën e parë nga ky organ për të vënë në lëvizje bardhekuqtë që të paguajnë detyrimet e tyre.

Por nuk ka qenë vetëm ky shkaku. Sikundër është mësuar më herët, edhe detyrimet e pashlyera karshi disa lojtarëve të caktuar që kanë qenë ndër vite te Skënderbeu dhe nuk kanë marrë të plotë pagesën në bazë të kontratës kanë vënë në lëvizje FIFAn, institucionin më të lartë të futbollit botëror. Pas UEFA-s, edhe FIFA pritet të vendosë të njëjtën masë edhe për bardhekuqtë siç ka bërë më herët edhe për Kukësin dhe Partizanin, kjo për shkak të borxheve ndaj lojtarëve të ndryshëm.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago