Categories: Uncategorized

Skënderbeu-Flamurtari, Ilir Daja: Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur për përballjen ndaj Partizanit e vlefshme për javë e 18-të në Kategorinë Superiore.

Trajneri i skuadrës korçare doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarin.

Tekniku kryeqytetas hodhi dritë edhe në lidhje me lëvizjet në merkato, teksa deklaroi:

“Kryesore është që në këtë periudhë të dytë të gjysmës së kampionatit e kemi të gjithë grupin në dispozicion përveç Pëllumbit që vuan një dëmtim nga viti i kaluar. Kemi mungesën e Dajës. Për sa i përket merkato, me qenë se jemi 10 ditë përpara mbylljes, do flas vetëm për afrimet zyrtare. Është Eni Imami, një lojtar me eksperiencë. Pavarësisht se ne do të na duhet ta përdorim që jo në pozicionin e tij që ka luajtur në këto vite.

Ndërsa për afrime të tjera nuk mundet të themi asgjë më tepër, për deri sa nuk janë bërë zyrtare. Duke qenë se nesër kemi një ndeshje të vështirë, kundrejt Partizanit, ekipit kampion në fuqi, që është një nga pretendentët për fitimin e kampionatit. Është një ndeshje shumë e vështirë. Vështirësia qëndron në faktin që ka një staf të ri që nuk është prezantuar në asnjë ndeshje zyrtare. Do na duhet të marrim info nëpërmjet lojës.

E dimë që në ndeshje të tilla, kemi qenë gjithmonë me motivim maksimal. Besoj që do të djersimë shumë dhe do të pretendojmë të marrim 3 pikë. Deri në këto momente nuk është se kemi ndonjë largim. Merkatot në dalje duhet të njoftohen zyrtarisht nga drejtuesit e klubit. Deri tani nuk kemi asnjë njoftim zyrtar. Besoj se nuk do të ketë rrjedhje në këto 10 ditë të mbetur të merkatos”, u shpreh Daja.

të fundit

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një…

15 minutes ago

Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga…

16 minutes ago

Kosova ndalon mishin e pulës nga Brazili pas rasteve me gripin e shpendëve

Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të…

31 minutes ago

Erion Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time, ndalimi im është i padrejtë

Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë dilancin e 100…

43 minutes ago

Berisha: Nuk kishte proces zgjedhor, por një farsë, u shkel hapur Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor

Ditën e sotme, kryedemokrati Salli Berisha, deklaroi se me 11 maj nuk kishte proces zgjedhor, por një farsë! U shkel…

50 minutes ago

“Ka qenë duke…”/ Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”,  Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…

51 minutes ago