Pa dyshim, për këtë veprim të shëmtuar, jo vetëm antisportiv, por edhe në shkelje të rëndë të rregullave të Covid-19, Angel Di Maria do të dënohet.
Imazhet e transmetuara nga “Telefoot”tregojnë qartë se argjentinasi pështyu vullnetarisht në drejtim të Alvaro Gonzalez të dielën në mbrëmje, gjatë klasikes franceze PSG-OM (0-1).
Në videon e publikuar nga transmetuesi i ri i Ligue 1 ne shohim mesfushorin-sulmues argjentinas duke bërë disa hapa, para se të kthente kokën dhe pastaj të pështynte drejt mbrojtësit të Marseille.
Nëse gjyqtari dhe VAR nuk e kapën rastin, me siguri argjentinasi do të kalojë në komitetin disiplinor, që mblidhet sonte në mbrëmje.
Në shkallët disiplinore parashikohen 6 ndeshje pezullimi nëse ky lloj incidenti ndodh gjatë ndeshjes.
Mos harroni se Angel Maria po del nga një periudhë karantine, pasi ishte testuar pozitivisht për Covid-19. Pra, pas Neymar, që e goditi me shuplakë në fytyrë gjatë ndeshjes Alvaro Gonzalez, duket se një tjetër titullar i PSG do të kalojë në “gijotinë” për gjestin e rëndë antisportiv.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…