Categories: Uncategorized

SKANDALI/ Pikë bastesh brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit (VIDEO)

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri.

Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

Kjo liri duket se i ka “rehabilituar” këta të dënuar, që veprojnë sikur të mos iu ishte hequr liria. Ndryshe nga mijëra lokale në Shqipëri që janë mbyllur, burgu është kthyer në një kazino të madhe, ku të dënuarit për krime të rënda argëtohen duke plotësuar skedina.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se në këtë burg, të dënuarit luajnë me baste sportive. Madje, gjithçka është e organizuar, ku të burgosurit kanë edhe kuota mujore. Ata paguajnë shitësin e dyqanit të burgut, i cili ka edhe një kompjuter ku hedh pikërisht bastet sportive. Më pas biletat ua dërgon të burgosurve në qeli. “Kemi kuotë mujore. Ne kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40 apo 50 mijë lekë (te vjetra) për baste. I themi që kjo është për baste”,- thotë një i burgosur që telefonoi nga numri i kabinës së burgut.

Pas këtij informacioni, një i afërm i një të burgosuri përgatit një biletë me ndeshjet e kampionateve të futbollit në Europë. Ndeshjen Sauthempton kundër Lesterit, e vendos dysh, pra fiton Lesteri. Në Francë, luante Nantë me Monakon, ku parashikon se mund të ketë 3 ose më shumë gola. Në Gjermani luhej Mainzi kundër Këlnit, për të cilën vendos se do të ketë 2 deri në 3 gola. Në të njëjtën ditë luhej edhe ndeshja e Serisë A, Verona me Sasuolon, ku parashikon se fitonte Verona. Në Spanjë parashikoi se Vilareali do të fitonte kundër Alaveshit.

Këtë biletë qytetari e dërgon në burgun e Peqinit. Ai shkoi vetë ku para derës së burgut të Peqinit takoi shitësin që ka dyqan brenda dhe jashtë burgut.Qytetari i jep 5 mijë lekë të reja shitësit që i afërmi i tij brenda në burg të hedhë baste, ndërkohë që i kërkon që të vërë edhe vetë një skedinë me 1000 lekë të reja. Shitësi i thotë se hedh baste vetëm për të burgosurit, ndërsa pranon edhe ndeshjet që ka përgatitur qytetari.

Pasi e shikon biletën, i thotë të afërmit të burgosurit se një nga ndeshjet që kishte përgatitur, ajo e Bundesligës mes Mainzit dhe Këlnit nuk mund ta hidhte 2 deri në 3 gola. Shitësi i sugjeroi ta vendoste 2 ose më shumë gola, pasi me atë parashikim që kishte bërë qytetari nuk mund të vendosej bast. Ai thotë se biletat i dërgon në qelitë e të burgosurve.

Disa ditë pas kësaj bisede, qytetari merr nga i burgosuri biletën e ndeshjeve që kishte parashikuar. Në këtë biletë, ai hodhi 1000 lekë të reja me koefiçent 20 dhe fitimi i mundshëm ishte rreth 200 mijë lekë të vjetra. Fatkeqësisht për të burgosurin, bileta nuk ishte fituese!

Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën edhe dhjetëra bileta të tjera, ku të burgosurit kishin harxhuar miliona lekë.

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

6 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

17 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

34 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

58 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

60 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago