Për momentin, Juventusi nuk është nën hetim, por pozicioni i “Zonjës së Vjetër” rrezikon të përkeqësohet. Në lidhje me rastin e shtetësisë italiane të Luis Suarezit, Florenza Sarzanini e “Corriere della Sera”, në fakt, shkruan se ka përgjime të reja midis avokates Maria Turco, e cila përfaqëson bardhezinjtë, dhe drejtorit të përgjithshëm të Universitetit të Perugias, Simone Olivieri.
Nga rindërtimi i ngjarjes na kjo gazetë, mësohet se avokatja e studios së Luigi Chiapperos telefonoi të paktën tri herë drejtuesit e lartë të Universitetit të Perugias, për të shpejtuar provimin për uruguajanin, i caktuar fillimisht për datën 22 shtator, por i afruar më 17 shtator.
None found
Avokatja e Juventusit, nga sa është zbuluar në përgjime, premtonte se do të çonte të tjerë lojtarë të huaj në këtë universitet për të dhënë provimin e gjuhës, çka do të rriste prestigjin e këtij institucioni. Krimi i hipotezuar, në këtë rast, është ai i korrupsionit.
Hetuesi mësohet se zotërojnë edhe videon e provimit, bashkangjitur dokumenteve të tjera, dhe do të verifikojnë rregullsinë e testit. Nga rezultatet e hetimeve presupozohet se sulmuesit uruguajan i janë vënë në dispozicion pyetjet para se të jepte provimin.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…