Ermir Lenjani do të vazhdojë karrierën e tij me klubin e Sionit në Zvicër.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare për një moment doli jashtë planeve të klubit, pasi ai dhe një pjesë tjetër e futbollistëve patën keqkuptime me klubin në lidhje me shkurtimin e pagave si pasojë e Koronavirusit.
None found
Megjithatë, zviceranët kanë bërë prapakthehu, e në këtë formë anësori është sërish pjesë e Sionit.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Lenjani në një prononcim për “Sporti në KTV”.
“Jemi marrë vesh që të kthehemi në ekip dhe të luajmë deri në fund të kontratës me Sionin. Edhe Pajtimi (Kasami), edhe lojtarët e tjerë të larguar, janë kthyer te klubi. Por, pas përfundimit të kontratës do ta shohim”, u shpreh Lenjani.
Sakaq, 30-vjeçari ka lënë të hapur edhe mundësinë e një rinovimi me Sionin, megjithatë objektivi i tij dhe klubit është fillimisht të përfundojnë këtë sezon.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…