Kastrioti dhe Apolonia do të përballeshin sot në një ndeshje miqësore, por nuk do të ndodhë kështu.
Shkak është bërë testi serologjik i bërë nga Eljon Sota, të cili i janë zbuluar antitrupa të COVID-19. Mbrojtësi do të testohet sërish për të parë nëse është i infektuar, por për momentin është izoluar për të mos rrezikuar, shkruan Abcnews.al.
Nëse del pozitiv, atëherë do të duhet të testohen edhe futbollistët e tjerë të Apolonisë për të parë nëse ndonjë prej tyre është infektuar. Sota kështu rrezikon të humbasë edhe grumbullimin me Shqipërinë U21, një lajm jo i mirë për trajnerin Alban Bushi, i cili ka pak mbrojtës në dispozicion për takimet me Austrinë dhe Andorrën.
NJOFTOI EDHE KASTRIOTI – Apolonia do të ndeshej me Kastriotin sot në Fushë-Krujë dhe mes klubeve ka pasur komunikim për anulimin e sfidës miqësore. Kruatanët dolën edhe me njoftim, teksa bënë me dije edhe arsyen e shtyrjes së ndeshjes.
“Anulohet miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë. Shkak për anulimin e ndeshjes është bërë dalja pozitiv me “Covid 19” e njërit prej lojtarëve të Apolonisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi i Kastrioti.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…