Categories: Uncategorized

Shtohet konkurenca për Kumbullën, interesohet dhe Tottenham

Jose Mourinho në gjurmët e Marash Kumbullës. Është ky lajmi i fundit në sagën e gjatë të merkatos së verës për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi.

Siç raporton “L’Arena di Verona”, bosi i Tottenhamit është një admirues i mbrojtësit kuqezi dhe ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Mediat saktësojnë se ende nuk ka patur një ofertë zyrtare në klubin e Veronës për qendërmbrojtësit që spikati në sezonin e fundit të Serisë A, por shqiptari është një lojtar që Mourinho e pëlqen shumë dhe Tottenham për këtë arsye po ndjek me interesim zhvillimin e situatës në lidhje me transferimin e tij.

Me kohën që shtrëngon, e përditshmja italiane saktëson se vlerësimi i kartonit për Kumbullën nga ana e Veronës aktualisht është 24 milionë euro, nga 28 milionë që kërkonte klubi pak javë më parë, duke qenë se në ndjekje të Kumbullës janë disa nga skuadrat më në emër të Serisë A, përveç Juventusit, Interit e Lazios së fundmi në garë është futur dhe Milani, ndërkohë që skuadrat e Interit e Lazios, deri tani janë shfaqur më këmbëngulëse në tratativat me Veronën për të përfituar shërbimet e tij.

Lazio, pasi pa t’i refuzohej një ofertë e parë prej 20 milionë eurosh, plus Andre Anderson, është gati të riformulojë një tjetër kërkesë zyrtare, ndërsa Interi i Contes e shikon Kumbullën si lojtarin ideal për ta vendosur në qendër të mbrojtjes në rast largimi të Skriniar.

Tanimë ankandi i hapur për 20-vjeçarin shqiptar kalon kufijtë e Italisë, me Tottenhamin që vihet në radhën e klubeve për shërbimet e tij. Me një trajner si Mourinho dhe një kampionat si Premier League joshja për vetë futbollistin mund të jetë më e madhe.

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

21 minutes ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

35 minutes ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

39 minutes ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

48 minutes ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

1 hour ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

2 hours ago