Categories: Uncategorized

Shtatë vite te Napoli, Callejon po mendon rikthimin në Spanjë

Pas 7 vitesh me fanellën e Napolit, ku ka luajtur për 336 ndeshje dhe ka shënuar 80 gola, spanjolli Jose Callejon pritet të largohet nga klubi Italian në fund të muajit qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata që e mban të lidhur me “të kaltrit”.

Deri tani 33-vjecarit nuk i është bërë asnjë ofertë për të vijuar bashkëpunimin e tij me napolitanët dhe sipas mediave italiane, nuk është parashikuar asnjë takim mes palëve, pasi duket se nuk kanë më ndërmend të rinovojnë kontratën.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportive i Napolit ,Mario Giuntoli po punon për të gjetur pasuesin e Callejon dhe pas emrit të brazilianit Everton Soares, së fundi në skenë ka dalë emri i sulmuesit shqiptar Milot Rashica.

Ky i fundit pritet të largohet nga Werder Bremen në fund të këtij sezoni dhe ka oferta nga disa skuadra gjermane e europiane, ndërsa favorit deri tani mbetet Leipzig, por Napoli ka gati 25 milionë euro për të kënaqur klubin gjerman.

Nga ana tjetër nuk pritet të jetë aspak e vështirë që Callejon të gjejë një skuadër tjetër, pasi fakti që do të jetë lojtar i lirë, ka zgjuar interesin e shumë klubeve, kryesisht në La Liga ku Sevilla e Valencia janë gati t’i ofrojnë një kontratë dy vjecare.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago