Categories: Uncategorized

Shpenzime dhe transferime në futboll, viti 2019 thyen rekordet

FIFA ka zbuluar se një shumë rekorde u shpenzua për transferimin e lojtarëve në vitin 2019. Lista e këtyre transferimeve të shtrenjta u kryesua nga Joao Felix, Antoine Griezmann dhe Eden Hazard.

Raporti i Marketit Global të Transferimeve (GTM), që u publikua nga FIFA të mërkurën, zbuloi se 7.35 miliardë dollarë u shpenzuan nga klubet në afatin kalimtar të vitit 2019, rritje prej 5.8 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Të lidhura

None found

Studimi gjithashtu e konfirmoi se klubet angleze janë ato që kanë bërë më së shumti shpenzime – 1.52 miliard dollarë, ulje prej 22.1 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Transferimi i Joao Felixit nga Benfica në Atletico Madrid për 126 milionë euro ishte transferimi më i shtrenjtë i vitit. Pas tij radhiten Antoine Griezmann (120 mln, Atletico Madrid – Barcelona) dhe Eden Hazard (100 mln, Chelsea – Real Madrid).

Viti 2019 theu rekord edhe sa i përket numrit të transferimeve që u kompletuan: 18,042 transferime gjatë vitit, ku u përfshinë 15,463 lojtarë.

Shumica e shpenzimeve u bënë nga klubet elitare të futbollit. Sipas gjetjeve të FIFA-s, 80 për qind e shumës së shpenzuar erdhi nga vetëm 100 klubet më të mëdha.

Edhe futbolli i grave e shënoi një ngritje drastike si në transferime, ashtu edhe në shpenzime. Gjatë 2019-ës u bënë 833 transferime në krahasim me 696 vitin paraprak, ndërsa u shpenzuan 652,032 dollarë (ngritje prej 16.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar).

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

12 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

47 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

59 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

59 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago