Categories: Uncategorized

Shkëmbimi i bujshëm, ja kur udhëton Pjanic në Barcelon

Te Juventusi janë duke u marrë me detajet e fundit të shkëmbimit të bujshëm me Barcelonën.

Së shpejti, braziliani Arthur Melo do të jetë lojtar bardhezi, me boshnjakun Miralem Pjanic në kahun e kundërt. Mësohet se të dielën do të kryhen edhe vizitat mjekësore, për të patur zyrtarisht “tym të bardhë”.

Të lidhura

None found

Sikurse njofton “Tuttosport”, Arthur është gati të zbarkojë në Torino. Fluturimi është prenotuar dhe, në varësi të ndryshimeve të orarit, mesfushori 23-vjeçar do të jetë nesër në “J Medical” për vizita mjekësore. Miralem Pjanic do të udhëtojë në kahun e kundërt, me shkëmbimin “de facto” që do të siglohet në fund të gushtit, pas Ligës së Kampionëve. Boshnjaku pritet në Katalonjë orët e ardhshme. Po cilët janë numrat e shkëmbimit Arthur-Pjanic? Zyrat ligjore të dy klubeve po punojnë pa u lodhur për të “kopsitur” detajet e fundit burokratike.

Aspekte delikate, por të zgjidhshme në kohën e duhur, sepse Juventusi dhe Barcelona dëshirojnë ta përfundojnë shkëmbimin me çdo kusht. Juventusi do ta shesë Pjanic te Barcelona për 60 milionë euro dhe do të investojë 70 milionë euro për të blerë Arthur. Diferenca është 10 milionë euro në favor të katalanasve, të cilët po punësojnë një lojtar më të spikatur, por më të vjetër (boshnjaku është 6 vite më i vjetër se braziliani) dhe më të shtrenjtë (ka pagë 7.5 milionë euro në sezon).

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago