Ish-futbollisti i Milanit, Andriy Shevchenko, ka zbuluar se ai ende mban kontakte me ish-bashkëlojtarët e tij në San Siro, përderisa ka insistuar se Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Ish-futbollisti i ekipit kombëtar i Ukrainës kishte luajtur në dy periudha të karrierës së tij për Milanin, fillimisht në vitet 1999-2006 dhe sërish kur u huazua nga Chelsea në sezonin 2008-09.
Shevchenko, i cili aktualisht e kryen detyrën e trajnerit të Ukrainës, më herët ishte përfolur për pozitën e trajnerit të Milanit, kur e ardhmja e ish-trajnerit Marco Giampaolos ishte e pasigurt.
Por, pastaj Stefano Pioli më vonë e zëvendësoi ish-trajnerin e Sampdorias, mirëpo 43-vjeçari e ka pranuar se Milani e ka ende një vend të veçantë në zemrën e tij.
“Unë flas ende me Paolo Maldinin, Andrea Pirlon, Alessando Costacurtan dhe Bobo Vieri, ai është qesharak. Unë e ndjek atë edhe në Instagram”, ka thënë Shevchenko në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.
“Milani është gjithmonë në zemrën time, sikur shokët e mi”.
Pjesa më e suksesshme e ukrainasit ishte sa ishte lojtar i Milanit, me të cilët e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2002/03, Serinë në sezonin 2003/04 dhe Kupën e Italisë në 2002/03.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…
Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…
Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…