Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko e ka konfirmuar dëshirën e tij se objektivë e ka që një ditë të kthehet si trajner te klubi kuqezi.
Shevchenko është sulmuesi më i suksesshëm i Milanit në 25 vitet e fundit, duke shënuar 175 gola në dy periudha dhe duke fituar një Ligë të Kampionëve mes viteve 1999 dhe 2009.
43-vjeçari është përzgjedhës i Ukrainës që nga viti 2016, ku së fundmi i ka siguruar kualifikimet në Euro 2020.
“Milani? Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi të përfundojmë këtë sezon”.
“Çdo lojtar duhet të japë gjithçka për të përfunduar mirë sezonin. Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë ndodh më pas dhe çfarë do të ketë Milani i ardhshëm”.
“Dua të kthehem në Milan si trajner një ditë. Milani do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam dashuri të madhe për tifozët e tyre”.
“Ta shohim kur do të ndodhë, por një nga objektivat e mia është të kthehem te kuqezinjtë si trajner”.
“Tani për tani, unë jam duke menduar vetëm për Ukrainën. Unë jam i përqendruar vetëm në ekipin kombëtar”, ka thënë ai.
Prej orës 18:00 të datës 19 gusht 2025, ka humbur çdo kontakt me familjen shtetasi Florian Simon Gjermeni, 44 vjeç,…
Dy aksidente në punë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në kantieret e ndërtimit të pallateve në Tiranë, ku dy…
Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…
Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…
Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…