Tjetër problem me racizmin në Angli. Këtë herë është përfshirë ish-mesfushori i kombëtares angleze, Keiron Dyer. Gjithçka ka ndodhur në një klub golfi, aty ku Dyer është fyer nga disa persona. Ngjarja më pas ka agravuar në sherr dhe sigurisht ndërhyri edhe policia, që arrestoi dy persona.
41-vjeçari ishte anëtar në klubin e golfit Hintlesham afër Ipswichit, por tashmë ai ka hequr dorë pas ngjarjes së shëmtuar. Sigurisht pati dhe një reagim nga ana e ish-lojtarit të QPR-së, i cili është ende i shokuar nga ngjarja në vendin që ai e konsideronte si shtëpinë e tij.
None found
Mësohet se Dyer është fyer me fjalët “majmun” dhe “banane”, fjalë tipike të racizimit. “Unë nuk e dëgjova vetë pasi po shkoja për në shtëpi, por mbeta pa fjalë kur më informuan.
Kam qenë pjesëtar në Hintlesham për vitë të tëra dhe gjithmonë jam ndier shumë mirë aty. Por ky incident nuk ishte i nevojshëm. Nuk ka vend aspak në shoqërinë tonë për këtë lloj racizmi”, deklaron Dyer.
Flamengo është shpallur kampion i Brazilit. Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj…
Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…
Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…
Një trafikant i dyshuar droge, i kërkuar nga drejtësia amerikane, është arrestuar në Guatemalë gjatë operacioneve të sigurisë kundër krimit…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…
Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte…