Luca Kilian është konfirmuar si futbollisti i parë i prekur nga pandemia coronavirus në Bundesliga.
Mesfushori i Paderbornit rezultoi pozitiv javën e kaluar, teksa pjesa tjetër e skuadrës kishte dalë negativ fatmirësisht.
Ndërkohë tani është shënuar edhe rasti i dytë i prekur nga kjo pandemi në Bundesliga, me Eintracht Frankfurtin që e ka konfirmuar se futbollisti i tyre ka dalë pozitiv.
Klubi gjerman ka raportuar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv, por që nuk e ka bërë publik emrin e tyre.
Lojtari në fjalë kishte pasur gjitha simptomat dhe kjo bëri që t’i nënshtrohet ku rezultoi pozitiv, ndërsa Frankfurt ka bërë me dije se tani testit do t’i nënshtrohen të gjithë pjesëtarët e ekipit.
Frankfurt kanë bërë të qartë se i gjithë klubi do të futet në karantinë për 14 ditët e ardhshme me trajnerin Adi Hutter që ka kërkuar nga futbollistët stërvitje individuale nëpër shtëpitë e tyre duke minimizuar kontaktet me të tjerët.
“Fatkeqësisht ishte vetëm çështje kohe se kur do të prekeshim nga ky virus. Ka mundur të jetë secili nga ne, mirëpo është vetëm një. Tani do t’i bëhen testet të gjithë lojtarëve për të parë nëse janë pozitiv apo negativ”.
“Do ta kalojmë këtë situatë, të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka deklaruar drejtori sportiv i klubit Fredi Bobic.
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…