Categories: Uncategorized

Shehi: Titulli detyrim, ndaj Vllaznisë duam fitoren

Orges Shehi u prezantua dje si trajner i Kukësit, ku mori vendin e Shpëtim Duros, i shkarkuar të shtunën në mbrëmje, pas barazimit 2-2 në Durrës ndaj Teutës, ndërsa nesër pritet të bëjë debutimin zyrtar në sfidën përballë Vllaznisë në “Elbasan Arena”.

Ish trajneri i Skënderbeut doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi shkodranët, por theksoi se do të kërkojnë fitoren, ndërsa shtoi se titulli kampion nuk është detyrim vetëm i tij, por i gjithë skuadrës verilindore.

Kundërshtari i radhës është Vllaznia, si e keni përgatitur ndeshjen?

Në këtë fazë të kampionatit është tepër e vështirë, aq më tepër që luajmë ndaj Vllaznisë. Është një skuadër shumë e rrezikshme sidomos jashtë fushe. Ka vlerësimin tonë maksimal, por do të bëjmë të pamundurën që të marrim fitoren. Koha është e shkurtër për t’u përgatitur, por synojmë fitoren.

Si është situata në ekip dhe a e keni organikën gati për ndeshjen nesër?

Është një situatë e tillë, që mezi presim të reagojmë. Kemi mungesa me peshë, plot 3 lojtarë, bashkë me Abazajn, i cili është në pikëpyetje, mund të bëhen 4. Kjo na vë në vështirësi, por nuk qajmë mungesat, por do të futemi për fitore.

Vllaznia vjen në një moment jo të mirë. Ju bën optimist ky fakt?
Çfarëdo situatë të vijë kundërshtari, siç kemi ne objektiva kanë edhe ata. Pas rezultateve negative do të kërkojnë të marrin fitoren, ndaj nesh do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Çfarë mund të ndryshoni për ndeshjen nesër?

Kukësi deri në momentet e fundit i ka fituar ndeshjet, po ta shikojmë gjithë ndeshjen nuk e ka dominuar asnjë skuadër. Kjo i ndodh çdo ekipi dhe besoj se kësaj i ka ardhur fundi. Nuk është momenti të krahasohem me ish-trajnerin Duro. Do të fokusohem më shumë te ana psikologjike, për ti treguar skuadrës që ka elementë cilësorë.

A është titulli kampion objektiv për Shehin?

Kukësi është ndërtuar për të fituar. Nuk është detyrim vetëm i imi, por i gjithë skuadrës, për të bërë më të mirën dhe për të mbërritur te titulli.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

21 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

50 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

55 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago