Xherdan Shaqiri po synon të rikthehet shpejt në skuadër pasi humbi fitoren e fundjavës ndaj Manchester United-it për shkak të një dëmtimi të vogël.
Sulmuesi i Liverpoolit mungoi në fitoren 2-0 të Premier Leagues në Anfield pasi ndiente dhimbje, por mezi pret që shumë shpejt të kthehet përsëri në dispozicion.
“Është thjesht një lëndim i vogël, kam pasur një problem të vogël në stërvitje,” tha Shaqiri për Liverpoolfc.com të hënën në mëngjes.
“Kështu që shpresoj se mund të kthehem më vonë këtë javë. Le të shohim, nuk mund të them tani por do të jetë mirë.”
Shaqa ishte si zëvendësues në ndeshjen e mëparshme të Redsit kundër Tottenhamit për paraqitjen e tij të 10-të të sezonit.
Dhe Shaqiri tani dëshiron të lërë mbrapa dëmtimet dhe të kontribuojë pasi skuadra e Jürgen Kloppit, do të garojë për Premier League, Champions League dhe FA Cup në gjysmën e dytë të sezonit.
“Nuk kam pasur shumë ritëm duke luajtur. Më ka munguar edhe para-sezoni dhe ka pasur arsye të ndryshme pse kam pasur ca lëndime ndoshta,” shtoi zvicerani.
“Unë jam duke qëndruar pozitiv dhe ende përpiqem të kem mundësinë të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin”, tha në fund ylli nga Gjilani. /
Dashi Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e…
Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku…
A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në…
Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë ankimuar në KQZ rezultatet. Në mesazhin e…