Categories: Uncategorized

Shakohoxha “masakron” FSHF-në

Klubet shqiptare janë në vështirësi të madhe për sa i përket pagesave për lojtarët në këto momente të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të gjitha skuadrat i kanë bërë apel Qeverisë që të ndihmojë futbollin, por Kryeministri Rama deklaroi sot se nuk do të ketë asnjë ndihmë për sportin duke parë që nuk deklarojnë pagat e tyre.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Dritan Shakohoxha, i cili i drejtohet jo vetëm shtetit shqiptar, por edhe FSHF-së. Shakohoxha ka “masakruar” Presidentin Duka duke i kujtuar që institucioni i futbollit duhet të ndihmojë klubet në këto momente kaq të vështira.

“Nuk duhet që klubet të kërkojnë vetëm ndihmë nga shteti, por edhe nga FSHF-ja. Do të ishte një ndihmë e shpejt nga Federata pasi ka anuluar disa miqësore që ishin programuar të luheshin këtë muaj. Një miqësore kushton rreth 70-80 mijë euro e të gjitha këto lekë të shkojnë për klubet në vështirësi. Këto para janë në arkën e FSHF-së e duhet të shkojnë për klubet që janë vështirësi të madhe.

Në total janë 300 mijë 400 mijë euro që janë në arkë dhe duhen të shpërndahen për të gjitha skuadrat. Federata është për Kombëtare, por tani duhet të ndihmojë klubet. Federata duhet të shpërndajë të ardhura për klubet në vështirësi që janë tani e jo për të gjitha pasi disa klube nuk kanë buxhet njësoj. Duhet të shpëtojnë të gjithë e të dalin në paqe në fund të kësaj “lufte”, u shpreh Shakohoxha.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

50 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

3 hours ago