Categories: Uncategorized

Setien koshient, e pranon që Barcelona fitoi falë VAR

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka pranuar se VAR-i e bëri dallimin në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Real Sociedadit, në të cilën triumfuan katalonasit me rezultat 1:0 në Camp Nou.

Barcelona iu kthye fitoreve në La Liga duke e mposhtur me rezultat 1:0 Real Sociedadin në Camp Nou, pas disfatës së xhiros së kaluar kundër Real Madridit. Penalltia e shënuar nga Lionel Messi ia dha Barcelonës jo vetëm tre pikët e kësaj ndeshjeje, por edhe kreun e La Ligës, të paktën përkohësisht.

Të lidhura

None found

Pas disfatës zhgënjyese të fundjavës së kaluar me rezultat 2:0 kundër Real Madridit, Barcelona e Quique Setien kishte shpresuar t’ua kompensonte hidhërimin e javës së kaluar tifozëve me gëzim përmes një fitoreje bindëse në këtë xhiro.

Megjithatë, përderisa katalonasit nuk arritën të sigurojnë fitore me rezultat bindës, ata arritën t’i marrin tre pikët e kësaj ndeshjeje, falë një goli të shënuar nga kapiteni Lionel Messi në minutën e 80-të nga pika e penalltisë.

Kjo penallti e Barcelonës shkaktoi debat dhe paqartësi në rrjete sociale shkaku i rregullave të reja në futboll për prekjet me dorë. Topi e kishte goditur Le Normand në dorë, përderisa ai po tentonte ta largonte topin nga një harkim i Jordi Albas.

Ndeshja fillimisht vazhdoi dhe Real Sociedadi e pati një rast për të shënuar, megjithatë VAR-i ndërhyri pas disa momenteve dhe ia akordoi Barcelonës penalltinë për atë incident – mundësi kjo të cilën e konkretizoi Messi.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje tmerrësisht e vështirë. Më duket se Real Sociedadi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit, përfshirë këtu atë në Santiago Bernabeu, plus që ka arritur në finale të Kupës së Mbretit”, tha Setien, pas ndeshjes.

“Ata janë të mirë me topin, s’e humbin atë kurrë. Nëse të bëjnë presion mirë, atëherë mund të të lëndojnë. Ata kanë shumë lojtarë cilësorë. Përveç në disa faza të caktuara, ne e kontrolluam ndeshjen. Pastaj, i patëm disa momente të vëshitra, por krijuam raste të rrezikshme”.

“Ne fituam falë VAR-it. Unë nuk e pashë incidentin e penalltisë nga stoli, isha shumë larg”.

Kjo fitore bën që Barcelona ta marrë kreun e La Ligës me dy pikë më shumë sesa Real Madridi. Megjithatë, madrilenët do ta luajnë ndeshjen e kësaj xhiro të dielën në orën 21:00 kundër Real Betisit.

të fundit

Radhë deri në 2 orë në dalje të Muçibabës, kolonë 1 km në Dheun e Bardhë

Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata…

6 minutes ago

Radimov kritikon profilin e Dakut: Sulmuesi shqiptar nuk përshtatet me lojën e Spartakut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, vazhdon të jetë një nga emrat e përfolur në tregun e transferimeve, pas…

9 minutes ago

ChatGPT Analysis of the Mountain Package: Rama Clarifies the Law Targets Families with Inherited Properties, Not Elites

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një…

10 minutes ago

“Rama in speech only praised Balla and Zegjinen”, says protester: Our unity, fear of the rotten system

Mesazhe të forta e thirrje për bashkim janë bërë në sheshin para Kryeministrisë, ku u mbajt edhe protesta e 55…

10 minutes ago

Adrian Gaxha shares first portrait of his son, reveals unique name

Ndoshta kanë kaluar disa muaj që kur u bë baba për herë të parë, por Adrian Gaxha ka vendosur vetëm…

11 minutes ago

LSDM: Pas ujit të ndotur në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, Vardari tashmë është mbuluar nga shkuma sintetike

Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të…

11 minutes ago