Mediat turke vazhdojnë të shkruajnë për Gentian Selmanin.Portieri i talentuar i kombëtares shqiptare në vetëm një sezon ka arritur të lerë shenjë te skuadra e Menemenspor në kategorinë e dytë, duke përfunduar në radarët e shumë klubeve të rëndësishme jo vetëm në Turqi por edhe në Itali, Greqi e Rusi.
Megjithatë e ardhmja e 22-vjeçarit kuqezi me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë në Turqi por duke filluar që nga sezoni i ardhshëm ai mund të luajë në Superligën turke. Klubi i Konyaspor e dëshiron me çdo kusht ish-gardianin e Laçit dhe po përgatit ofertën për të bindur Menemenspor me klubin e ligës së dytë që është i gatshëm ta shesë pasi nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero pas 1 viti.
None found
Aktualisht faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e shqiptarit 500 mijë euro por klubi nga Izmiri synon të përfitojë mnë shumë se 1 miljon euro nga shitja e Selmanit.
Në javët e fundit për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe Bologna në Itali, gjigandët grekë të Olympiacos apo Spartak Moska dhe Krasnodari në Rusi, gjithsesi Konyaspor po këmbëngul më shumë për kuqeziun dhe shanset më të mëdha janë që ish-portieri i Shpresave të Shqipërisë të transferohet te Konyaspor.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…
Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…