Portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, në një intervistë të dhënë për “TransferMerkez TV” ka folur rreth të ardhmes së tij, por ndër të tjera ka zbuluar edhe idhulljt e tij në portë.
Selmani luan në ligën e dytë turke me Menemenspor dhe u transferua nga Laçi gjatë verës së shkuar. Disa skuadra të Serie A kanë trokitur në drejtim të tij, por thjesht sondazhe. “Kam dëgjuar disa gjëra, zëra merkatoje.
None found
Megjithatë, fokusi im është vetëm te stërvitja e fortë dhe vetëm te paraqitjet në fushën e lojës. Sa i takon merkatos, me këtë gjë merret agjenti im. Objektivi im primar është të fokusohem në fushë, të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën time”.
“Mendoj se kam punuar mirë, kam ndihmuar skuadrën. Kemi marrë rezultate të mira dhe deri më tani, jam i lumtur. Megjithatë, do të mundohem të punoj edhe më shumë, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën”.
Në fund, idhujt e tij: “Unë kam disa emra që i kam shumë përzemër. Gianluiggi Buffon dhe Iker Casillas janë emrat që i shoh si idhuj”.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…