Categories: Uncategorized

Schillaci, karriera e shkurtër e një ylli që shpërtheu në Botëror

“Në njëfarë mënyre, karriera ime zgjati vetëm tre javë”. Ky është pohimi nga një lojtar, emri i të cilit shfaqet përkrah yjeve të mëdha si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Romario dhe Lionel Messi në një kategori dhe Eusebio, Gerd Muller, Gary Lineker dhe Ronaldo në një tjetër.

Sigurisht, Salvatore Schillaci e ekzagjeron shkurtësinë e karrierës së tij në nivelin më të lartë të futbollit, por është e pamohueshme që para atyre tri javëve të paharrueshme më 1990, pak njerëz jashtë Italisë e njihnin emrin e tij. Dhe çuditërisht, nuk u dëgjua shumë për të pas Botërorit të atij vit më.

Të lidhura

None found

Por “Toto”, siç njihej ai nga shumëkush, zgjodhi momentin e tij të lavdisë dhe ai moment ishte Kupa e Botës më 1990, ku ai do të fitonte çmimet kryesore të garës më të madhe në botë për futboll, “Topi i artë” dhe “Këpuca e artë” për lojtarin më të mirë të kampionatit dhe çmimi për golashënuesin më të mirë, si dhe medaljen e bronztë, transmeton KOHA shkrimin e FIFA-s.

Vetë pjesëmarrja e tij në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë është një histori më vete, pasi një vit para se krejt bota të mblidhej në Itali, sulmuesi ishte akoma duke luajtur në Serie B.

Deri atëherë Schillaci i kishte të njohura vetëm fushat e improvizuara të lagjes së tij në Palermo, në klubin amator AMAT Palermo dhe më vonë te FC Messina, që atëkohë luante herë në ligën e dytë e herë në të tretën.

Mjafton të thuhet se, përkundër titullit si golashënuesi më i mirë i Serie B në sezonin 1988/89, Schillaci nuk ishte në radarin e kombëtares azurre e njohur në Itali si “La Nazionale”. Nga ana tjetër, shënimi i golave ​​i mundësoi atij kalimin te Juventusi, skuadra më e madhe italiane, në verën e vitit 1989.

Në sezonin e tij të parë në kampionatin elit të Italisë, Serie A, në mesin e top-yjeve që militonin në këtë ligë, siciliani nisi të bëjë vendin e vet pranë këtyre yjeve. Me 15 golat e shënuar në ligë, ai kapi vëmendjen e përzgjedhësit të Italisë në atëkohë, Azeglio Vicini, që po krijonte një kombëtare në vitin 1990.

Dhe kështu, pasi kishte luajtur vetëm një miqësore për vendin e tij – një lojë përgatitore kundër Zvicrës në muajin mars – ai e gjeti veten në ekipin kombëtar për Kupën e Botës që po mbahej në vendin e tyre.

“Kënaqësia ime më e madhe ishte thjesht përzgjedhja për ekipin kombëtar të Italisë për Kupën e Botës”, tha Schillaci për revistën ‘FourFourTwo’. “Nuk kam pasur përgjegjësi pasi isha vetëm një nga 22 lojtarët e zgjedhur. Ai moment ishte fantastik, e edhe nëse nuk do të luaja, unë do të kisha qenë po aq i lumtur që isha ulur në bankë”.

Shënuesi i golave, para Baggios e Viallit

Toto ishte në bankën e zëvendësuesve për ndeshjen hapëse të Italisë kundër Austrisë, që ishte e natyrshme kur dihej se pjesë e sulmit “azurr” ishin emrat e mëdhenj në atë kohë si Gianluca Vialli, Roberto Mancini, Aldo Serena, Roberto Baggio, Nicola Berti dhe Andrea Carnevale.

Por asnjëri nga ta nuk arrinte të zhbllokonte ndeshjen duke ia dhënë mundësinë një ylli të ri të dilte në skenën e madhe të futbollit botëror.

të fundit

Menaxheri i Krist Prengës hedh poshtë dyshimet për trukim dhe shpjegon çfarë ndodhi ndaj Anthony Joshuas

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga Teksa kanë kaluar 5 ditë nga ndeshja në ring mes Anthony Joshuas dhe Krist Prengës…

5 minutes ago

Rama prezanton “Besën” për reformimin e PS-së para drejtuesve politikë: Kam shëtitur në varrezat e disa partive këto ditë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mbledhur në Pallatin e Brigadave drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve…

9 minutes ago

Rama: Do të qëndroj në detyrë deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndryshe do të isha tërhequr në katund

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të largohet nga detyra dhe se do të vijojë misionin e tij…

11 minutes ago

Cana: Dy të prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor në gjendje kritike, priten rezultatet edhe për tre pacientë

Dy pacientë, të moshës 76 dhe 66 vjeç, nga shtatë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive me ethe të Nilit…

12 minutes ago

UEFA paralajmëron bojkotimin e Kupës së Botës nëse FIFA hap garat ndaj kapitalit privat

UEFA ka paralajmëruar se do të bojkotojë të gjitha garat e organizuara nga FIFA, nëse miratohet plani për shitjen e…

12 minutes ago

“Gasolina” e Dhurata Dorës dhe Gjestit ‘shpërthen’ në Evropë – ngjitet në krye të trendeve

Bashkëpunimi i ri mes Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”, po shënon një sukses të menjëhershëm vetëm pak ditë pas publikimit,…

16 minutes ago