Pak çaste më parë trajneri i Juventusit, Maurizzio Sarri ka dalë në një konferencë për shtyp ku përveç ndeshjes ndaj Parmës ka prekur dhe disa tema të tjera.
Sarri u shpreh se nuk frikësohet nga Interi dhe tha se e vetmja gjë që duhet të dimë është të bëjmë sa më mirë në rrugëtimin tonë.
Parma? Është një skuadër solide. Kanë shumë fizik si ekip dhe kanë sulmues me nivel. Kanë vlera dhe dinë të bëjnë kundërsulme të nivelit të lartë, e meritojnë klasifikimin që kanë.
Ronaldo i zbeh paraqitjet Dybalas? Dibala deri më tani ka bërë shumë mirë me të gjithë në sulm. Por është e qartë se kur luajnë së bashku duhet parë ekuilibri në anën tjetër të fushës. Por, ky konstatim nuk duket i drejtë për mua.
Merkatoja e Interit? “Nuk po ndjek merkaton tonë, imagjinoje atë të Interit. Të pasurit frikë është një fjalë e madhe. Ne e dimë se duhet të bëjmë sa më mirë në rrugëtimin tonë.
Tre ndeshje radhazi për De Ligt? E ka bërë këtë kur vinte nga 15 ndeshje të ngjeshura dhe mund ta bëjë edhe tani që vjen nga një periudhë pushimi. Por, ta shohim si është dhe më pas do vendosim. Bonuçi pushoi në Kupë dhe Rugani tregoi se është gati.
Bernadeschi mund të largohet? Askush nuk më ka thënë asgjë, kështu në këtë moment nuk dua të flas për këtë. Për mua është diçka që nuk ekziston”, u shpreh Sarri.
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218…
Sot, më 18 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87.3 lekë dhe shitet me 88.6 lekë. Euro, blihet me 97.8…
Ditën e sotme në vendin tonë, pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore, duke sjellë në territorin…
Dashi Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni…
Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku…
Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është…