Categories: Uncategorized

“Sarri e ka fajin”, Moggi: Nuk duhet të lejohet që Interi të fitojë titullin

Humbja 2-1 e Juventusit ndaj Veronës në fundjavën që lamë pas, ka sjellë reagime të shumta nga tifozët bardhezi, por jo vetëm.Bayer Leverkusen v Juventus: Group D – UEFA Champions League

Një nga personat që e ka pritur keq është humbje, është edhe Luçiano Moxhi. Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se fajtori për këtë gjendje të skuadrës është pikërisht trajneri:

“Sarri duhet të marrë përgjegjësi për deklaratat që ka bërë pas ndeshjeve. Ai ka thënë se rezultatet nuk janë të sigurta, që do të thotë se Juventusi futet në fushë duke mos i marrë ndeshjet me seriozitet.

Faji i lojtarëve? Jo, lojtarët zgjidhen dhe hidhen në fushë. Rivali i Juves, Interi merr dy gola për gabim të portierit dhe kthehet në fushë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke i shënuar 4 të tjerë Milanit. Ata ndjehen të fortë dhe kjo është falë trajnerit që ata kanë. Ne jemi mposhtur nga skuadra që janë më pak të forta se ne dhe ky është faji i trajnerit.Luciano-Moggi

Ne luajmë me shumë sulmues përpara dhe përsëri shënojmë shumë pak, pastaj pësohen shumë gola. Sarri duhet të luftojë fort në stolin e Juves, në mënyrë që Interi të mos e fitojë kampionatin.”, u shpreh Moxhi.

të fundit

Vrasja e aleatit të Trump/ Publikohet videoja e të dyshuarit, pasi qëllon me armë Charlie Kirk, hidhet nga çatia e ndërtesës në tokë dhe “zhduket” në zonën e pyllëzuar

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…

3 minutes ago

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

14 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

31 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

55 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

57 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago