Categories: Uncategorized

Sarri e do te Juventusi yllin e Chelsea, ofron një sulmues në këmbim

Maurizio Sarri vijon të këmbëngulë për të pasur në dispozicion mesfushorin e tij të preferuar, italo-brazilianin Jorginho, të cilin e ka pasur me vete si te Napoli, ashtu edhe te Chelsea, gjatë një sezoni që drejtoi londinezët.

Tekniku italian nuk është i kënaqur aspak me performancën e boshnjakut Miralem Pjanic në qendër të mesfushës dhe ka kërkuar afrimin e Jorginhos, si një lojtar që njeh mirë kërkesat e Sarrit, por njëkohësisht edhe kampionatin italian, ku ka luajtur për shumë sezone.

Të lidhura

None found

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit kanë nisur negociatat me Chelsean dhe kanë bërë edhe një ofertë të parë, pasi kanë propozuar një shkëmbim kokë më kokë mes Jorginhos dhe sulmuesit brazilian Douglas Costa.

Për mesfushorin e kombëtares italiane, Chelsea kërkon të paktën 50 milionë euro, ndërsa braziliani i Juves vlerësohet rreth 40-45 milionë euro, por për momentin e rëndësishme duket që palët kanë nisur negociatat.

Chelsea ka bërë një merkato mjaft të bujshme deri tani, pasi ka nënshkruar me futbollistin e Ajaxit Hakim Ziyech dhe gjithashtu edhe me sulmuesin e Leipzig, Timo Werner (ka nevojë për të tjera konfirmime), por largimi i Willian dhe Pedros, krijon hapësira për një tjetër futbollist në repartin e avancuar.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago