Armando Sadiku është në pritje të gjejë ekipin e ri.
25 Mars 2019 Andorra-Shqipëri 0-3, hera e fundit që Armando Sadiku e dërgonte topin në rrjetë me fanellën që e ka si lëkurë të dytë atë kuqezi, skuadra përfaqësuese i ka munguar, nuk luan me kombëtaren që nga 11 qershor i 2019-ës dhe 1 vit e thuajse 3 muaj janë një përjetësi për sulmuesin, i cili tashmë më në fund rikthehet të jetë pjesë e kombëtares. 29-vjeçari u shfaq i lumtur që do të kontribuojë sërish për kombin e tij me shpresën që të jetë gjithmonë vendimtar.
Uefa Nations League do të nisë një tjetër rrugëtim me takimet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, Sadiku ka bindjen se kjo kombëtare duke ecur shkallë-shkallë e ka kapacitetin për të bërë gjëra të mëdha.
Sezoni që përfundoi me fanellën e Malagës ishte më i miri në karrierë për Armando Sadikun përsa i përket aktivizimeve. Sulmuesi në 36 ndeshje të luajtura realizoi 13 gola, vërtetë një edicion për tu mbajtur mend.
Në mirëkuptim të plotë me Levanten që zotëronte kartonin, Sadiku vendosi të zgjidhte kontratën dhe për momentin është një lojtar i lirë, ndërsa ofertat në tryezën e tij nuk mungojnë.
“Dua ta ndihmoj Kombëtaren dhe jam në formë të mirë”, deklaroi Sadiku për Supersport.
“Ofertat janë në dorë të menaxherit, por nuk mungojnë”, u shpreh ai.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…