Categories: Uncategorized

Rrezikohet fillimi i Superiores, Nurishmi: Jemi vonë

Shefi i Sektorit të Garave pranë FSHF-së, Lusjen Nurishme, e quan absurde, zvarritjen e FSHF-së për përgjigjen, sa i takon rifillimit të Superiores në datën 3 qershor.

Në një prononcim për “Fan Zone”, Nurishmi foli për situatën aktuale, teksa u shpreh:

“Nuk do të ketë media në fushën e lojës, për veç një reporter dhe 2 fotografëve zyrtarë të klubeve. E gjithë puna e gazetarëve do të kryet nga puna e mediave. Sugjerohet që komenti të bëhet në zona të hapura.

Në protokoll nuk e kemi të detajuar pjesën e intervistave. Përveç transmetuesit ekskluziv, intervista me mediat e tjera nuk ka. Duhet të kemi një distancë, për të mos qëndruar pranë njëri-tjetrit si më përpara.

A mund të fillojë kampionati pa tamponë? Është rënë dakord që kampionati të rifillojë pa bërjen e tamponeve. Është miratuar protokolli që nuk e përfshin testin me tampon. Do të bëhet vetëm matja e temperaturës. Protokolli është miratuar, ajo dihet për deri sa kanë filluar stërvitjet në grup.

Nuk do të ketë më konferenca shtypi dhe gazetarë që presin në mix zonë. Sa më pak kontakt fizik aq më mirë, për të mbajtur pjesën e organizimit të ndeshjes.

Keni pasur komunikime me qeverinë pse nuk jepet një përgjigje? Ditën e hënë i është dërguar një shkresë ministrisë, jemi në pritje për një aprovim. Është përcaktuar dhe kalendari me datat oraret dhe ndeshjet. Data 3 është data që duhet të fillojë. Ky është plani, presim dritën jeshile. Ky kalendar përkon dhe me afatin e UEFË-s për kupat e Europës. Kalendar i përshtatshëm për kushtet jo normale. Jemi në pritje të dritës jeshile.

Konferencat para ndeshjes zhvillohen pa praninë e njerëzve të tjerë. Infrastruktura nuk ta lejon që të bëhen intervista pas ndeshjes. Ndaj kemi menduar që mos zhvillohen. Nuk është se ne nuk i duam intervistat, por nuk ka kushte. Jo të gjitha stadiumet kanë hapësirat e nevojshme për të pasur një distancim. Çdo gjë do të jetë në ambient të hapur, për të respektuar distancën e duhur.

Pse po bëhet zvarritja e aprovimit? Ne jemi koshient që jeta po rifillon normalisht. Në datën 1 qershor do të hapen çerdhet edhe kopshtet. Siguria është më e madhe në fushën e lojës se në bar dhe restorant. Është absurde që nuk kemi marrë akoma një përgjigje nga qeveria. Jemi vonë, duhet ta kishim përgjigjen. Duhet të diskutonim për çështje më të rëndësishme.

Është folur dhe për datën 7 qershor? E kam dëgjuar në media, por nuk kemi folur dhe pasur asnjë qëndrim për datën 7. Ne jemi për datën 3. Është bërë një plan dhe është përcaktuar kalendari i detajuar. Duke filluar nga Superiorja te Kupa e Shqipërisë. Do të ketë problem nëse nuk fillon në datën 7. Data 2 gusht është dedlajni i fundit për të dërguar emrat e ekipeve në UEFA.

Në rast se do të kemi hapje të kufijve, është absurd që futbolli mos fillojë. Në rast se një lojtar rezulton pozitiv, ai do të largohet dhe lojtarët që kanë qenë në kontakt do testohen, për të parë nëse janë të kontaminuar.

Kur pritet përgjigja e qeverisë? Ne presim një përgjigje brenda fundit të javës. Dhe klubet vetë do bëjnë përgatitjet. Ndeshja nuk mund të organizohet sot për nesër. Do të kontaktojmë personalisht me grupin e punës, për t’iu kërkuar një konfirmim për datën 3. Është në të mirën e të gjithave. Janë disa hallka që duhet të lidhen. Shpresoj që brenda kësaj jave të kemi një përgjigje përfundimtare.

Pse ndeshje në orën 20:00? Në orën 8 ka shikueshmëri të lartë, njerëzit janë në shtëpi, ndeshjet shikohen nga televizioni. Është rënë dakord edhe me klubin e Partizanit. Po të kishte sistem ndriçimi do të dëshironim ti zhvillonim ndeshjet në atë orar, pasi dhe temperaturat janë më të ulta dhe është më komode. Është një periudhë që po bëhet e lodhshme. Shpresojmë që javën e ardhshme të flasim për futbollin e luajtur”, u shpreh Nurishmi.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

4 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

4 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

5 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

6 hours ago