Pas goditjes që i dha Manchester City-t për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar, UEFA është e gatshme të ashpërsojë rregulloret mbi këtë çështje, duke i deklaruar luftë pa kompromis të ashtuquajturave “fitime kapitale fiktive”, domethënë të fryrjeve të kostove të kartonit të një lojtari, duke e vendosur në buxhet.
Një praktikë e njohur kjo për të korrigjuar pjesërisht ose plotësisht humbjet e grumbulluara gjatë vitit fiskal, e përdorur nga shumë ekipe të Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, UEFA ka filluar të studiojë rregulla të reja që ndërhyjnë në një fenomen delikat dhe në rregullat që nuk janë gjithmonë të mirëpërcaktuara (lënë vend për interpretim), duke pasur parasysh që shuma e fituar nga shitja e futbollistëve është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit për klubet dhe në të njëjtën kohë një nga mënyrat më shpejta për të vendosur ekuilibrat fiskalë.
Diskutimet për ndryshimin e rregullave është në fazën fillestare, por, gjithsesi, baza është hedhur.
Rregullat e reja, që janë ende në fazën e studimit, mund të kenë ndikim negativ tek ato klube që përdorin fitime kapitale (në përputhje të plotë me ligjin) për të rregulluar bilancet.
Në Serinë A, Juventusi, Roma dhe Interi janë klubet që kanë mbledhur qindra milionë euro me këtë sistem.
Një mënyrë deri tani ligjore për të anashkaluar “Fair Play-in Financiar”.
Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…
Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…
Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…
Është qëlluar me armë zjarri rreth ores 01:30 të mëngjesit një lokal në Fushë Krujë, i cili rezulton të jetë…
Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.…
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu. Meta kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvëndësim të masës së…