David Trezeguet ka bërë historinë e Juventus-it. Qendërsulmuesi francez ka formuar një nga dyshet më të frikshme bashkë me Alessandro Del Piero-n, duke koleksionuar shumë trofe.
Megjithatë, fillimi i historisë bardhezi të Trezeguet nuk ka qenë i lehtë, siç ka pranuar vetë francezi për kanalet zyrtare të Juventus-it.
Ai ka folur për ditët e tij të para me fanellën bardhezi:
“Historia e kalimit tim tek Juventus është interesante dhe dramatike. Kam nënshkruar me Bettega-n dy ditë para Euro 2000. Grumbullimi i parë me Juventus-in nuk ka qenë shumë i lehtë, sepse publiku nuk më shihte me sy të mirë”, ka thënë Trezeguet, i cili ka shënuar golden golin që i dhuroi Europianin Francës kundër Italisë para se të transferohej tek bardhezinjtë.
“Më pas jam bërë pjesë e historisë së klubit. Për mua Juventus ka qenë e rëndësishme: nuk fitonte prej shumë kohësh dhe unë kam arritur të fitoj edhe renditjen e golashënuesve, një moment magjik”.
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,…
Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. Joao Neves…
Tijjani Reijnders ka përfunduar testet mjekësore për Manchester Cityn, siç raportohet nga Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, dhe tani për…
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu pasditen e sotme lagjen e komunitetit rom në zonën e njohur si ish-Fusha…
Barcelona pritet të jetë mjaft aktive këtë verë, me afrime dhe largime të shumta gjatë afatit kalimtar. Fillimisht, nevojiten shitje…
Vijon misioni i kualifikuesve për Botërorin 2026! Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për ndeshjen e së martës. Njoftimi i FSHF:…