Categories: Uncategorized

Rrëfehet Rrahmani: Verona më dha Napolin

Amir Rrahmani foli për përvojën e tij mbresëlënëse në Serinë A në faqen zyrtare të Veronës. I blerë në janar nga Napoli dhe i lënë në huazim te veronezët, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës e thekson se nuk do të ishte bërë pjesë e napolitanëve pa eksperiencën e fituar nën drejtimin e trajnerit Juric.

“Ne i bëmë sot tamponët. Që nga dita e djeshme kemi filluar ta jetojmë jetën tonë si më parë. Trajnimi individual? Të gjithë e dimë se është më ndryshe sesa stërvitja me ekipin. Ishte më e vështirë, nuk ka asnjë motivim.”

Të lidhura

None found

Seria A: Ishte një eksperiencë e re dhe mendoj se ia dola. Dhashë maksimumin, mendoj se ky është sekreti im. E kam ndjekur kampionatin italian që fëmijë. Kur je më i ri, duket shumë e vështirë, por kur ndihesh gati nuk është kaq e komplikuar.

Transferimi te Napoli: Kur Napoli shfaqi interes, fola me trajnerin dhe drejtorin sportiv, D’Amico, të cilët më kërkuan të isha i përqendruar në skuadër. Unë i garantova se do të jepja gjithmonë maksimumin.

Çelësi i suksesit të Veronës: Grupi vjen i pari. Ne nuk mendojmë për interesa personale, por për kolektivin. Pastaj vjen puna që ne kemi bërë gjithmonë në stërvitje gjatë gjithë javës. Të mos harrojmë se jemi të bashkuar me tifozët, edhe kur humbim ata na bëjnë ta ndiejmë mbështetjen e tyre.

Ndeshjet më të mira: Do të veçoja atë me Juven dhe pjesën e dytë ndaj Torinos. Ndërsa personalisht ndeshjen me të mirë kam ndoshta atë me Udinesen në shtëpi. Ose sfidat kundër Genoas dhe Sassuolos. Objektivi, nëse luajmë, është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të shkojmë në Evropë. Arma ime e fortë është dueli ajror, ndërsa e kam të vështirë të gjej difekte. Ndoshta duhet të përmirësoj pak eksplozivitetin tim. Mbrojtësit më të fortë në Serinë A janë Kumbulla, Gunter dhe Bocchetti (qesh)”.

Tifoz i Arsenalit: Jam tifoz i Arsenalit, ndërsa Thomas Vermaelen ishte i preferuari im. Ai ishte për mua një lojtar i veçantë: Mendoja se mund të bënte diçka më shumë, por ai pati fat të keq. Pas transferimit në Barcelona ai u ndal pak, por mua gjithmonë më pëlqente. Ai kishte aftësi drejtuese që nuk kanë të gjithë.

Sulmuesit më të mirë në Serinë A: Ronaldo, Gervinho dhe Boga. Ata nuk do të jenë më të fortët, por janë ata që më kanë vënë më shumë në vështirësi. Janë të shpejtë dhe shumë të fortë teknikisht.

Tifozët dhe numri 13: Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për mua, ata thonë se jam i fortë, filluan të më quanin mur. Numri 13? Në pesë vitet e fundit kam veshur gjithnjë fanellën me atë numër, madje edhe në ekipin kombëtar. Dikush mendon se nuk është numër fatsjellës, por dua të dëshmoj ndryshe.

Verona i dhuroi Napolin: Nëse do të qëndroja te Dinamo e Zagrebit, do të kisha luajtur në Ligën e Kampionëve, por kampionati kroat është më i dobët se Seria A. Atëherë nuk do të mund të kisha nënshkruar me një ekip si Napoli. Po të isha në Kroaci, do të kishte qenë më e vështirë.

të fundit

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

3 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

16 minutes ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

25 minutes ago

Oda Haliti, artistja nga Kosova do të performojë në “Lyon Biennale” – një nga eventet më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkohor

Producentja dhe njëherësh DJ, Oda Haliti do të performojë në edicionin e sivjetmë të Lyon Biennale, një nga ngjarjet më…

28 minutes ago

Akuza për ab*zim dhe shfrytëzim të bashkëshortes/ Prokuroria e Suedisë kërkon 10 vite burg për 62-vjeçarin

Prokuroria në Harnosand të Suedisë ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për një 62-vjeçar, i akuzuar se ka…

33 minutes ago

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

48 minutes ago