Categories: Uncategorized

Ronaldinho sheh ngjashmëri mes yllit të Arsenalit dhe Ronaldo “Fenomenit”

Është vetëm 18 vjeç dhe po bën mjaft mirë te skuadra e parë e Arsenalit. Martinelli erdhi nga ekipet e dobta të brazilit të skuadra e madhe e Premierligës, por kjo nuk e beri atë të “fluturonte” si shumica e adoleshtëve të sotëm, shkruan Albeu.com.

Në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet për “topcinjtë” ka shënuar plot 10 gola, jo pak për një 18 vjeçar.

Goli ndaj Chelsea ishte një sinjal se djaloshin brazilian e pret një e ardhme e ndritur.

Edhe Ronaldo kishte dalë në skenë duke e shënuar një gol të ngjashëm për Barcelonën kundër Compostela.

Prandaj, Ronaldinho, fituesi i Kupës së Botës me Brazilin më 2002, sheh ngjashmëri në lojën e tyre.

“Ne brazilianët jemi të ngazëllyer për të dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është diçka tjetër, e diçka tjetër të kesh vetëbesim në moshën 18-vjeçare. Ai ma kujton Ronaldon në sezonin e tij të parë në Evropë, kur i shënoi 30 gola dhe njerëzit po thoshin: ‘kush është ky djalosh 18-vjeçar nga Brazili?” tha Ronaldinho për Mirror.

“Ai e kërkonte topin, vraponte me të në drejtim të lojtarëve, pa pasur frikë se kundër kujt luante dhe unë shoh ngjashmëri te Martinelli”, shtoi ai.

“Edhe ai e dëshiron topin dhe të shënojë gola. Ronaldo u bë njëri prej më të mirëve në botë dhe ky mund të jetë edhe synimi i Martinellit”, theksoi ai. /albeu.com/

të fundit

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit

Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj…

5 minutes ago

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur…

14 minutes ago

Shtator 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut! A jeni edhe ju midis tyre?

Shtatori nuk premton qetësi për disa nga shenjat e zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shumta në…

24 minutes ago

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, ja për çfarë akuzohet

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për…

26 minutes ago

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares shqiptare, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj…

40 minutes ago

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim

Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme, konsiderohet…

42 minutes ago