Ronaldinho Gaucho dhe Roberto de Assis mbeten në burg, edhe pse u liruan fillimisht nga autoritetet në Paraguai. Ish-futbollisti i famshëm u shoqërua nga forcat e rendit me akuzën e përdorimit të pasaportave false për të hyrë në shtetin e Amerikës së Jugut. Dyshimet lindën për shkak se Ronaldinho nuk ka pasaportë braziliani, për shkak të një gjobe mjedisore që ka marrë para dy vitesh.
Prokuroria Publike refuzoi të bënte një akuzë zyrtare për dy brazilianët, por Gjykata vendosi që çështje ta vijohej të hetohej. Ronaldinho me vëllanë e tij po mendonin të largoheshin nga Paraguai, por prokurorët bënë prapakthehu dhe urdhëruan arrestimin e tyre sërish.
Ata janë dërguar në një burg të Policisë, që përdoret për njerëzit e rëndësishëm dhe është i sigurisë maksimale. Raportohet se sot Ronaldinho dhe vëllai i tij do të dëshmojnë në seancën gjyqësore.
Shefi i Policisë Kombëtare, Cesar Silguero, është shprehur: “Ne biseduam me avokatët dhe ata nuk bënë rezistencë ndaj arrestimit. Sot pritet të vendoset nga gjykata se sa kohë mund të qëndrojnë në burg”.
Adolfo Marin, avokati i Ronaldinho, për AFP ka thënë: “Arrestimi u bë me urdhër të një prokurori që nuk është pjesë e kësaj çështje. Ky arrestim është i pazakontë. Ne as nuk dimë me çfarë akuze u arrestuan”.
Ronaldinho dhe vëllai i tij e kanë pranuar fajin, por Prokuroria Publike e kuptoi që ata ishin mashtruar. Biznesmeni brazilian, Wilmondes Sousa Lira, u arrestua për shkak se u kishte siguruar pasaportat e tyre. Veç tij, në pranga përfunduan edhe Maria Isabel Galloso e Esperanza Apolonia Caballero, mbajtëset e pasaportave origjinale.
Në Paraguai kjo çështje u bë e madhe, madje Drejtori i Migracionit, Alexis Penayo, dha dy ditë më parë dorëheqjen dhe kritikoi Ministrinë e Brendshme për vonesën e shkaktuar në zgjidhjen e çështjes “Ronaldinho”, që ka përfshirë edhe personalitet të tjera në shtetin e Amerikës së Jugut.
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…